Kompania e makinave elektrike, zgjeron rrjetin e shërbimeve, duke ofruar edhe taksi apo makina që shfrytëzohen së bashku
Gjatë tërë kohës, Telsa njofton për ndryshimet dhe përditësimet që i ka në modelet e lansuara në treg, si dhe planet për makinat e reja, transmeton Telegrafi.
Kjo kompani që fillojë si një projekt eksperimental, u zhvillua në një gjigant të prodhimit të makinave elektrike, që po sfidon edhe prodhuesit më të rëndësishëm të automobilizmit. Elon Musk është udhëheqësi i kompanisë, e cila deri në vitin 2020, do të zhvillojë shërbimin taksi të quajtur “robo-taxi”.
“Model 3 mund të merret me qira dhe të kthehet sërish, kur qiramarrësi të mos ketë nevojë për të. Kështu krijohet edhe Tesla Network, në të cilin do të punojë edhe shërbimi taksi” ka thënë Musk.
Nëpërmjet Tesla Network, pronarët mund t’i kthejnë sërish Model 3, apo t’i ndajnë me të tjerët, në sistemin që do të funksionojë si robo-taksi, ndërsa Tesla merr 25 deri në 30 për qind të fitimeve.
Musk pretendon se shfrytëzimi i Tesla Network nuk do t’ju kushto udhëtarëve më se 18 cent për një milje, ndërsa niveli i udhëtimit të jetë tri herë më i përshtatshëm se sa te taksitë e zakonshëm.
Deri në jetësimin e këtij plani, Tesla insiston se do të rritë qëndrueshmërinë e baterive për më se një milionë kilometra, që është një shënjestër e lartë, pasi i bie se duhet dyfishimi i kapacitetit të tanishëm.
Të dhënat që i ka mbledhur nga shoferët deri më tani, ka bërë që Tesla Model 3 të jetë një makinë tërësisht e vet vozitëse, por që ka nevojë për një shofer para timonit. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Kur dizajni i veturave shndërrohet në art të vërtet - Peugeot publikon skicat e një modeli të ri

Mercedes e konfirmon, një G-Class më e vogël po vjen - zbulohen disa detaje

Rivali i Tesla-s dikur i vlerësuar me 30 miliardë dollarë ka paraqitur kërkesë falimentimi në SHBA

Volvo më i shitur në një edicion të ri

Si do të duken modelet e ardhshme elektrike të Mercedes?

Audi e pranon, cilësia e enterierit të veturave ka qenë më e mirë në të kaluarën

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

Ylli i Udineses mori përsipër penalltinë pa pëlqimin e ekipit – realizoi, por askush nuk festoi me të

Trump tërhiqet nga ideja për ta marrë Gazën: Plani im funksionon, por nuk do ta imponoj

Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Rozana fsheh “Valixhen e Tundimeve” teksa Gjesti shpërndan biletat e fatit