Besimtarët myslimanë sot po kremtojnë festën e Kurban Bajramit. Në vendin tonë kjo festë nisi me faljen e sabahut dhe të namazit të Bajramit në praninë e besimtarëve në të gjitha xhamitë e vendit, ndërsa manifestimi qendror u mbajt në Xhaminë e Madhe në Prishtinë.
Mesazhi i kësaj feste këtë vit u përqendrua të rëndësia e familjes duke kundërshtuar, siç u tha, nismat moderne që godasin familjen e shëndoshë. Këto qëndrime u tha se janë në kundërshtim të plotë me misionin e njeriut në këtë botë, janë kundër vullnetit të Zotit dhe kundër natyrshmërisë së njeriut.
Myftiu i Kosovës, Naim ef. Tërnava, që dha mesazhin e festës fillimisht u ndal të rëndësia e festë së Kurban Bajramit për të gjithë besimtarët, festë kjo që vjen pas kryerjes së haxhit.
“Festa e Kurban e Bajramit është një ndër momentet më të rëndësishme për besimtarët myslimanë sepse vjen pas përfundimit të haxhit në vendet e bekuara dhe therjes së kurbanit. Haxhi është ndër kushtet themelore të fesë islame i cili kryhet në kohë të caktuar, në vend të bekuar dhe kushte të veçanta ku në mënyrën më të mirë manifestohet barazia, drejtësia, uniteti, pendimi e reflektimi për punë e vepra të mira. Qëndrimi në arafat është ndër momentet më të veçanta për besimtarët myslimanë ngase në atë vend kuptimi i lutjes dhe ibadeti ka vlerë e peshë të veçantë”, tha Tërnava, raporton KP.
Myftiu i Kosovës tha se prerja e Kurbanit nuk është thjesht derdhje gjaku por mbi të gjitha është përkushtim, bindje e sakrificë dhe dëshmi e devotshmërisë së besimtarit për Zotin. Sipas tij, prerja e kurbanit është obligim për të gjithë ata që kanë mundësi që është një shenjë afrie dhe devotshmërie për Krijuesin.
Begatia e rëndësishme e kësaj feste u tha se është edhe sofra e Bajramit e cila në bashkon me më të dashurit tanë, na bën të reflektojmë për familjet e të afërmit tanë e na ndërgjegjëson për ata që kanë nevojë për kujdesin dhe përkrahjen tonë.
Tërnava u shpreh se nuk ka gjë më të rëndësishme në këtë botë se sa ruajtja e familjes dhe edukimi i saj i drejtë.
“E kemi për obligim fetar por edhe traditë kombëtare që ta ruajmë familjen. Ta kultivojmë, kujdesemi, ta mbrojmë e të sakrifikojmë për të. Për ne familje është e shenjtë prej secilës varet edhe vazhdimësia e jetës dhe llojit njerëzor mbi tokë. Familje ose fole familjare është vetëm ajo e cila është ngritur nga martesa e një burri dhe një gruaje dhe kjo përben një prej shtyllave më të rëndësishme të shoqërisë së shëndoshë islame dhe humane. Fortësia dhe qëndrueshmëria e saj është edhe forca dhe qëndrueshmëria e kombit dhe e shtetit”, vijoi Tërnava.
Tërnava doli kundër edhe nismave dhe qëndrimeve që tha se janë në kundërshtim të plotë me misionin e njeriut në këtë botë. Ai theksoi se ne duhet të kemi nënë e baba biologjikë.
Ai tha se si shoqëri kemi traditën shumëshekullore në kultivimin dhe ruajtjen e vlerave familjare që e kemi të trasuar nga të parët tanë. Sipas tij mbështetja në familje na ka bërë të mundur që të përballemi me stuhi nga më të ndryshmet por ia kemi dalë gjithherë faqebardhë.
Myftiu i Kosovës u shpreh se si shoqëri nuk jemi diskriminues por nuk duhet heshtur kur diçka shkon kundër vullnetit të Zotit.
“Nismat dhe qëndrimet për ta goditur familjen janë në kundërshtim të plotë me misionin e njeriut në këtë botë, janë kundër vullnetit të Krijuesit të Gjithësisë dhe kundër natyrshmërisë së njeriut. […] Andaj në këto kohë nuk duhet tundur pas nismave gjoja moderne për të dëmtuar familjen. Aq më tepër kur gjatë historisë është dëshmuara se shoqëria jonë nuk është shoqëri diskriminuese por kur bëhet fjalë për të ardhmen e brezave, për familjen dhe natyrshmërinë e njeriut nuk mund të heshtim dhe të tregohemi indiferent ndaj diçkaje që shkon kundër thelbit jetësor dhe kundër vullnetit të Zotit”, u shpreh Tërnava.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
ASH e Selës: Ironizimi me rastin e 27 prillit në Karnevalin e Vevçanit, është veprim ofendues dhe i patolerueshëm
Haxhiu për deklaratën e Prokurorisë lidhur me institucionet paralele: Skandaloze, në shërbim të kujt janë këta prokurorë?
Lajçak: Takimi për të pagjeturit dështoi për shkak të mospjesëmarrjes së Serbisë
Mbyllja e komunave paralele të Serbisë, ambasada amerikane: Këto veprime dëmtojnë marrëdhëniet dhe aspiratat e Kosovës
Anulohet në Bruksel takimi për personat e zhdukur, Hoti: Prania e Petkoviqit orkestroi dështimin e këtij takimi
Pas ngritjes së aktakuzës në rastin e Liridona Ademaj, flet vëllai i saj
Dosja e Prokurorisë ndaj Naim Murselit dhe tre të akuzuarve tjerë, si u bë plani për vrasjen e Liridonës për 30 mijë euro
Përfundojnë hetimet për vrasjen e Liridona Ademaj - ngritet aktakuzë ndaj Naim Murselit dhe tre të akuzuarve tjerë
Bastisjet në disa lokacione për struktura paralele, Prokuroria Themelore e Prishtinës: Nuk kemi marr kërkesë zyrtare për bastisje
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Rrëfimi tronditës i Bernardit, tregon se si fëmijë u dhunua nga një burrë: Pasi bëra grua e fëmijë, kuptova se isha homosekual
Familja e G Banit dërgojnë letër në BBVA, dhe dalin kundër veprimeve të djalit të tyre: I kërkojmë falje familjarëve të Gjestit
SHBA i jep dritën e gjelbër FSK-së për blerjen e helikopterëve
Publikohen pamjet e protestës për Gjestin para Top Channel, të pranishëm edhe Policia e Shtetit
Amber çohet dhe kërkon të largohet në mes të spektaklit nga BBVA: Nëse Gjesti është shembulli, unë po iki që tani
U vlerësuan si "plehra", por tani janë të pazëvendësueshëm për ukrainasit: Transportuesi legjendar i luftës në Vietnam, në një zenit të ri