Ish-ministrja dhe ish-deputetja e LDK-së, Melihate Tërmkolli, i ka akuzuar kolegët e saj të partisë për përfshirjen në atë që ajo e ka quajtur koncept sorosian.
“Vjosa Osmani, Lumir Abdixhiku, Korab Sejdiu dhe Abelard Tahiri janë pjesë e konceptit sorosian, pra kjo katërshe… Për herë të parë po ndodh në LDK që dikush të jetë pjesë e koncepteve sorosiane. Kjo është absolutisht keq”, tha Tërmkolli, në emisionin Info Magazine në Klan Kosova.
“Ne e dimë rolin i Sorosit në krejt Evropën. Ai me vite të tëra është thjesht një sponsorizues i Edi Ramës, që është një e majtë ekstreme, është sponsorizues i Presidentit Thaçi, i krejt të majtës evropiane, të asaj të majte e cila në fakt jo vetëm të majtës por njëlloj anarkie edhe brenda shteteve të caktuara, dhe përkthyer në interesin e Kosovës do të thotë kundër interesave nacionale të shqiptarëve të Kosovës dhe kundër interesit nacional të Kosovës”, tha ajo.
“E dinë që të gjithë, madje edhe në vendin e tij të lindjes se ai është përjashtuar nga aty për shkak të përpjekjeve të tij. Është trashëgimia e cila po vazhdon, jo me babanë por me djalin”.
“Me aq sa jam në LDK, boll ka pas përpjekje edhe më herët me i fut në këto kthetra edhe njerëz të afërt të Presidentit Rugova edhe vet Presidentin, etj, etj, mirëpo ne i kemi pasur qëndrimet tona shumë-shumë larg konceptit sorosian, absolutisht, diametralisht kundër konceptit sorosian të bërjes së shtetit dhe të mbajtjes së shtetit”.
“Prandaj po them duke e ditur që Sorosi është një nga sponzorët po ashtu të presidentit Thaçi, këto dy përplasje janë vetëm dy anë të së njëjtës medalje, sepse që të dyja çojnë ujë njësoj në mullirin e konceptit të Presidentit Thaçi për atë që po e quan korrigjim të kufijve, e që ai për vete po e di, por për opinionin nuk e ka shpjeguar. Për opinionin ai ka krijuar një mjegullnajë tepër të dëmshme, herë korrigjim, herë jo po e marrim Luginën, jo herë po na bashkohet, here jo”, përfundoi Tërmkolli.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Burri shqiptar vret gruan në Greqi, më pas i jep fund jetës duke u hedhur nga ballkoni

Gërvalla i dënoi tre redaktorët e RTK-së për një kronikë të lajmeve për Kurtin, reagon AGK-ja

Aziri: Fronti Europian po mendon një interpelancë për anëtarët e Gjykatës Kushtetuese

Kica-Xhelili i reagon Çekut: Qëndrimet e LDK-së janë "sport i rëndë" për ju – bëjeni Qeverinë nëse jeni fitues të zgjedhjeve

Elbert Krasniqi konfirmon se do të jetë në koalicion qeverisës me Albin Kurtin në krye

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Përdori gjuhë seksiste dhe kërcënuese ndaj gazetareve – AGK dhe RrGGK kërkojnë ndëshkimin e Sami Kurteshit

Çeku i reagon Abdixhikut: Si mund të bëhesh kryeministër në një palë zgjedhje që i ke humbur, e ku fituesi është afër trefish larg teje?

Maqedonci jep detaje për marrëveshjen me ShBA-të: Do të ndihmojë për anëtarësimin e Kosovës në NATO

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Rizarta akuzon produksionin në transmetim direkt se kanë publikuar bisedën e saj pa autorizim: Mendoja se po flisja me psikologen, nuk e dija që do jepej ky klip

Zëvendëspresidenti amerikan i përgjigjet kritikave të ashpra të kushëririt që luftoi në krah të ukrainasve

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Tifozët nuk mund ta besojnë atë që ndodhi menjëherë pas super golit që shënoi Lamine Yamal për Barcelonën

Si e sheh botën zëvendëspresidenti amerikan - dhe pse kjo ka rëndësi

I dyshuari për vrasjen e vëllezërve Bytyqi, në mesin e personave nga ish-njësiti famëkeq, në mbrojtje të Vuçiqit nga studentët