Një sizmolog ka paralajmëruar se Turqia dhe Siria mund të përballen me mijëra pasgoditje për javët apo muajt e ardhshëm.
Duke folur për Sky News pak para goditjes së tërmetit të dytë, 7.5 ballë, Stephen Hicks, nga University College London, shpjegoi se 11 minuta pas tërmetit me magnitudë 7.8 të mëngjesit të sotëm, u regjistrua një pasgoditje prej vetëm një njësie me magnitudë më pak.
Ai tha se pasgoditjet më të fuqishme zakonisht vijnë së pari, por shtoi se askush nuk mund të “përjashtojë plotësisht” që një tjetër me përmasa të ngjashme të godasë përsëri, përcjell Telegrafi.
Ai ka theksuar se ekziston gjithashtu një “shans shumë i vogël që të ketë një tërmet tjetër më të madh se goditja kryesore”.
Por “ne nuk mund ta përjashtojmë plotësisht këtë”, vazhdoi zoti Hicks.
“Do të ketë dhjetëra dhe mijëra pasgoditje që do të ndodhin ende në javët apo muajt e ardhshëm, por ato gradualisht do të jenë me intensitet më të ulët me kalimin e kohës”.
Hicks shtoi se nuk ka asnjë mënyrë për të parashikuar me saktësi se kur do të ndodhë një tërmet, dhe ky ishte “lloji më i keq”, që zgjati rreth 100 sekonda.
“Është një tërmet shumë i cekët nën një zonë shumë të populluar dhe në një rajon ku ndërtesat thjesht nuk mund ta durojnë këtë nivel të lëkundjes”, tha ai.
“Kur flasim për tërmete kaq të mëdha, epiqendra nuk është një pikë e vetme. Në fakt ka ‘shpërthyer’ përgjatë një çarje prej rreth 400 km”. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Trump deklarohet rreth raportimit të mediave franceze se ai do të vizitojë Rusinë dhe do të takohet me Putinin

Gjermanët do të votojnë për kanceralin e ri - kush është favorit sipas sondazheve të fundit?

Armëpushimi në rrezik? Izraeli 'anulon' lirimin e më shumë se 600 të burgosurve palestinezë

CNN: Rusia dërgon ushtarë të plagosur me paterica në frontin e luftës

Si funksionon sistemi zgjedhor në Gjermani?

Zgjedhjet parlamentare në Gjermani në shifra

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë