LAJMI I FUNDIT:

Tërmeti i 26 nëntorit në Shqipëri – 100 familje në protestë

Tërmeti i 26 nëntorit në Shqipëri – 100 familje në protestë

Rreth 100 familje të dy pallateve me 13 kate pranë shkollës “Kushtrimi i Lirisë” në Durrës ndodhen në udhëkryq, pasi nuk dinë se çfarë do të bëhet me banesat e tyre.

Me tërmetin e 26 nëntorit, dy pallatet u konstatuan të pabanueshme. Banorët dolën në proteste për t’i kërkuar Bashkisë kryerjen e një ekspertize të thelluar dhe një përgjigje zyrtare për rindërtimin e objekteve.

Në përgjigje të interesimit të Top Channel për shqetësimin e banorëve të dy pallateve të firmës ”Rekon”, Bashkia Durrës sqaron se pallati ka pësuar anim, është kërkuar ekspertizë e thelluar, ndërsa tjetri do të vlerësohet në vijim.


Ndërkohë e ngjashme paraqitet situata edhe në lagjen numër 18 në qytetin e Durrësit. Banorët kanë protestuar këtë të diel, pasi prej dy muajsh presin ekipin e Institutit të Ndërtimit që të kryejë ekspertizën e thelluar, ndërsa ndërtuesi nuk u përgjigjet.

”Nuk po marrim asnjë informacion. I bëjmë mesazhe pronarit nuk na përgjigjet. Jemi me fëmijë të vegjël nëpër rrugë. As rrobat e trupit nuk i kemi marrë. Pronari thotë që s’kam lekë për ta bërë. Jemi pa shpi, pa katandi”, thonë banorët.

Gjatë protestës së të dielës banorët janë shfaqur të irrituar.

”Nuk rrimë më urtë. Pallati është çarë mes për mes dhe është anuar. Është gërmadhë brenda. Duam të dimë ç’do të ndodhë,” thonë ata.

Në mungesë të informacionit zyrtar, të dëmtuarit nga tërmeti kërkojnë të dinë mbi atë që po ndodh e do të ndodhë me banesat e tyre.

Në trend Lajme

Më shumë
Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Lajme
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Politikë
Po planifikonin vrasjen e një personi – u caktohet një muaj paraburgim pesë të arrestuarve në Pejë

Po planifikonin vrasjen e një personi – u caktohet një muaj paraburgim pesë të arrestuarve në Pejë

Drejtësi
Vazhdojnë hetimet për vdekjen e tre fëmijëve në Jabllanicë

Vazhdojnë hetimet për vdekjen e tre fëmijëve në Jabllanicë

Drejtësi
Hoxhaj pas fitores së CDU/CSU-së në Gjermani: Lajm i mirë për Kosovën dhe Evropën

Hoxhaj pas fitores së CDU/CSU-së në Gjermani: Lajm i mirë për Kosovën dhe Evropën

Lajme
Kalo në kategori