LAJMI I FUNDIT:

Tërmet në Maqedoni me epiqendër në Tetovë

Tërmet në Maqedoni me epiqendër në Tetovë
Foto: Ilustrim

Është regjistruar tërmet në Maqedoninë e Veriut.

Sipas Qendrës Sizmologjike tërmeti ka qenë me fuqi 3.2 shkallë, ndërsa është ndjerë në Shkup dhe Tetovë.

Tërmeti ka qenë me epiqendër 39 kilometra në jug-perëndim të Shkupit me thellësi 0 kilometra.


Nazmi Dauti nga Drejtoria për Arsim në Komunën e Tetovës për Telegrafi Maqedoni tha se nxënësit e shkollave në Tetovë janë evakuuar nga objektet shkollore dhe për momentin janë duke shqyrtuar situatën për të sjellë vendim nëse do të vazhdohet me mësimin.

Tërmeti në Tetovë, Nazmi Dauti: Jemi në komunikim me shkollat për procesin mësimor
Lexo po ashtu Tërmeti në Tetovë, Nazmi Dauti: Jemi në komunikim me shkollat për procesin mësimor

Deri tani nuk është raportuar për dëme materiale, por ka pasur qytetarë të shqetësuar që i kanë ndjerë dridhjet./Telegrafi/