Shteti grek është goditur nga një tërmet, por i cili nuk zgjati shumë.
Një tërmet me magnitudë 4.1 ballësh të shkallës së Rihterit është regjistruar në Greqinë qendrore.
Epiqendra e tërmetit ishte jo shumë larg Livadeas, rapotojnë mediat e huaja.
Tërmeti është ndjerë edhe në zonën e kryeqytetit, Athinë.
“E shkurtër por e fuqishme”, njofton Qendra Sizmologjike Europiano-Mesdhetare (EMSC).
Ndryshe, aktualisht nuk dihet nëse ka viktima apo dëme materiale. /Telegrafi/
❗Update: #Earthquake (#σεισμός) M4.1 occurred 17 km NW of #Livadeiá (#Greece) 23 min ago (local time 13:04:51). Info at:
📱https://t.co/LBaVNedgF9
🌐https://t.co/Qn7gKV3doQ
🖥https://t.co/Tj00iNk573 pic.twitter.com/9xpmXZvAsK— EMSC (@LastQuake) June 10, 2023