LAJMI I FUNDIT:

Tërmet në Durrës me magnitudë 4.5 ballë të shkallës Rihter

Tërmet në Durrës me magnitudë 4.5 ballë të shkallës Rihter
Foto: Ilustrim

Një lëkundje tërmeti u regjistrua mbrëmjen e sotme në Shqipëri.

Lëkundja kishte një magnitudë prej 4.5 i shkallës Rihter.

Lëkundja është regjistruar rreth orës 22:05, me një thellësi prej rreth 10 km.


Lëkundjet e tërmetit janë ndjerë kryesisht në Hamallaj, Durrës por edhe në zonën e Fushë Krujës.

Nga ana e saj, Ministria e Mbrojtjes, duke cituar IGJEUM, thotë se “tërmeti i orës 22.05 ishte me magnitudë 4 te shkallës Rihter, me epiqendër ne Safetaj (Durrës) dhe thellësi 36 km.

Sipas komunikimit me shtabet e EC ne qarqet Durrës e Tirane, nuk ka dëme në njerëz apo materiale deri tani”.