LAJMI I FUNDIT:

Tërmet i fuqishëm godet Tokion

Tërmet i fuqishëm godet Tokion

Një tërmet i fuqishëm ka goditur rajonin e Japonisë lindore duke përfshirë edhe kryeqytetin e këtij vendi Tokio të dielën, por autoritetet nuk kanë dhënë paralajmërim për cunami, transmeton Anadolu Agency (AA).

Agjencia e lajmeve Kyodo bëri të ditur se sipas të dhënave të Qendrës Meteorologjike të Japonisë magnituda e tërmetit ka qenë pesë shkallë me epiqendër në prefekturën Ibaraki, në verilindje të Tokios, në orën 1:24 sipas kohës lokale.

Aktualisht nuk ka raportime për viktima apo dëme materiale, ndërsa bëhet e ditur se tërmeti ka ndodhur në thellësi prej 4.3 kilometrave.


Ky tërmet ndodhi tre muaj pasi Japoninë e tronditën dy tërmete në jugperëndim, ku si pasojë humbën jetën 49 persona. /Telegrafi/