Federata e Futbollit të Çekisë i ka tërhequr nga shitja online, biletat për ndeshjen mes Çekisë dhe Kosovës.

Kjo federatë shkruan se pas një numër informacionesh dhe nga konteksti i tyre, e sheh si me rrezikshmëri të lartë ndeshjen me Kosovën.


Kjo ka bërë që në ndeshje e ardhshme kualifikuese për Euro 2020 kundër Kosovës, duke ndryshuar edhe strategjinë e shitjes së biletave për këtë ndeshje.

jta0212

Pra vetëm tifozët çek mund të marrin biletat direkt në zyrat e biletave të Doosan Arena në Plzen. Shitja do të fillojë nga 23 tetori 2019 dhe një tifoz i vetëm do të jetë në gjendje të blejë maksimumi katër bileta.

Tifozët çekë do të jenë në gjendje të blejnë bileta për ndeshjen e kundër Kosovës duke paraqitur një ID të vlefshme deri më 23 tetor në zyrat e biletave të stadiumit në Plzen ngjitur me dyqanin e tifozëve.

Do të jetë e hapur çdo ditë të javës nga 9 e mëngjesit deri në orën 5 pasdite dhe në ndeshjet në shtëpi të FC Viktoria Plzeň.   Biletat janë të destinuara vetëm për tifozët çekë.

kosova2 1 (Foto: Telegrafi/Ridvan Slivova)

Në ditën e ndeshjes ajo do të kontrollohet nga shërbimi organizativ edhe kur të hyni në stadium, kështu që do të jetë e nevojshme të bartni një dokument identiteti.

"Ne e kuptojmë që duke ndryshuar shitjet e biletave në minutën e fundit mund të shkaktojmë disa komplikime te tifozët, dhe kërkojmë falje shumë për këtë”.

“Nga ana tjetër, siguria e të gjithë lojtarëve dhe spektatorëve vjen së pari dhe ne dëshirojmë që ndeshja të kalojë pa asnjë problem”.

Schick vs Kosova

“Pa këtë hap, sipas informacioneve të fundit, rreziku do të ishte i lartë", ka thënë menaxheri i ekipit të futbollit Libor Sionko.

Tifozët kosovarë mund të blejnë bileta në sektorin e tyre vetëm përmes Federatës së Kosovës – ku janë 627 vende të rezervuara për sektorin mysafir dhe 300 bileta të Kategorisë I, siç përcaktohen nga rregulloret e UEFA-s.

/Telegrafi/

telegrafi sport app