LAJMI I FUNDIT:

Tërheqja e njohjeve, pasojë e dialogut të gabuar

Tërheqja e njohjeve, pasojë e dialogut të gabuar

Serbia ka prezantuar një dokument që thotë se Sierra Leone është shteti i radhës që e ka tërhequr njohjen e Pavarësisë së Kosovës. Ndërkaq, njohës të fushës, thonë se devijimi i dialogut, po e ndihmon agresivitetin diplomatik serb.

Sierra Leone është shteti i radhës që e ka tërhequr njohjen e Pavarësisë së Kosovës. Këtë e thotë ministri i jashtëm serb, Ivica Daçiq, duke e prezantuar një dokument, si notë verbale që e konfirmon këtë.

Në këtë dokument, që prezantoi diplomacia serbe, thuhet se “e mbështet vendimin e këtij vendi për çnjohje të pavarësisë së Kosovës, në vazhdim të dialogut ndërmjet Serbisë dhe Kosovës “për çështjen e pavarësisë së Kosovës”.


Megjithatë, asgjë zyrtare nuk ka arritur në adresë të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kosovës.

Demush Shasha nga Instituti Epik, thotë se devijimi i dialogut, po e favorizon edhe fushatën e çnjohjeve

“Kjo dukuri e çnjohjeve është parë edhe gjatë vitit 2019, ndërsa po vazhdon edhe tani. Ajo është pasojë e një rruge të gabuar që ka marrë dialogu. Pra nga një diskutim për çështje teknike për normalizim të marrëdhënieve, dialogu po prodhon efekte anësore siç janë çnjohjet e Republikës së Kosovës”, deklaroi për RTV Dukagjinin, Demush Shasha.

Ndërkaq, Visar Xhambazi flet për mos-përfilljen që Serbia po i bënë thirrjes së ndërkombëtarëve.

“Vitin e kaluar shtetet e QUINT-it dolën me një deklaratë eksplicite ku i kërkohej Kosovës të hiqte tarifën , ndërsa Serbisë i kërkohet të ndalohet fushata agresive për çnjohjen e Kosovës”, deklaroi Visar Xhambazi.

Lajmi për Sierra Leonen, vjen pas skandalit diplomatik, ku fillimisht u prezantua njohja nga Xhamajka e më pas, doli të ishte lajm i rrem.

Ndërkaq, sipas ministrit serb, Daçiq, Kosovën e njohin vetëm 92 shtete të OKB-së, nga gjithsej 193 shtete. /RTV Dukagjini/Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Brohoritje 'Zdravo', 'Albin hajni' dhe mjete piroteknike gjatë tubimit të Kurtit në Skenderaj

Brohoritje 'Zdravo', 'Albin hajni' dhe mjete piroteknike gjatë tubimit të Kurtit në Skenderaj

Lajme
E quajti 'gjeneral të vetëshpallur', Haradinaj i përgjigjet Donika Gërvallës

E quajti 'gjeneral të vetëshpallur', Haradinaj i përgjigjet Donika Gërvallës

Politikë
U raportua se do të sillen 100 mijë palestinezë në Shqipëri, reagon Rama

U raportua se do të sillen 100 mijë palestinezë në Shqipëri, reagon Rama

Lajme
Nga pasaporta tek simbolet, si do të funksionojë 'shteti Bektashi' - Samarxhi zbulon detajet

Nga pasaporta tek simbolet, si do të funksionojë 'shteti Bektashi' - Samarxhi zbulon detajet

Lajme
Slogani nacionalist serb në dyert e Ambasadës së Kosovës në Norvegji sjell shqetësim

Slogani nacionalist serb në dyert e Ambasadës së Kosovës në Norvegji sjell shqetësim

Lajme
Avokati shpalos detajet nga seanca e sotme kur familja e Liridona Ademajt u përballen me vrasësit

Avokati shpalos detajet nga seanca e sotme kur familja e Liridona Ademajt u përballen me vrasësit

Drejtësi
Kalo në kategori