LAJMI I FUNDIT:

Tërbohet Vulin, ironizon me Haradinajn dhe akuzon për krimet që ka kryer Serbia në Kosovë

Tërbohet Vulin, ironizon me Haradinajn dhe akuzon për krimet që ka kryer Serbia në Kosovë

Deklarata e sotme e kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinajt se “Kosova do të pranojë pajtimin me Serbinë në këmbim të njohjes së pavarësisë”, ka nxitur reagime në Serbi.

Ministri serb i Mbrojtjes, Aleksandar Vulin, siç raportojnë mediat serbe, duke komentuar deklaratën e kryeministrit të Kosovës, i ka shtruar atij një pyetje ironike “A e ke menduar vetë këtë, apo të ka ndihmuar dikush?”.

Ministri serb, sipas parimit “mbrojtja më e mirë është sulmi”, ka bërë akuza në adresë të Kosovës, duke numëruar një varg krimesh ndaj serbëve gjatë luftës në Kosovë, e që në fakt të gjitha këto krime kryesisht i kanë kryer forcat ushtarako-policore edhe paramilitare serbe ndaj popullatës civile shqiptare, transmeton Telegrafi.


Haradinaj: Me Serbinë mund të pajtohemi për njohje reciproke
Lexo po ashtu Haradinaj: Me Serbinë mund të pajtohemi për njohje reciproke

“Fillimisht keni përdhunuar dhe vrarë gra dhe fëmijë, keni djegur fshatra,  plaçkitur prona, keni vrarë policë dhe ushtarë dhe keni pëerndjekur  250 mijë njerëz nga shtëpitë e tyre, shkatërruat dhjetëra kisha dhe manastire, u përpoqët ta ndani në mënyrë të paligjshme një pjesë të Serbisë, keni shkelur çdo fjalë që keni dhënë në dialogun e Brukselit dhe tani jeni kujtuar t’i kërkoni që Serbia të pranojë të gjitha këto dhe të njoh, madje edhe kërkon pajtim për konfliktin që nuk e ka kërkuar apo shkaktuar”, tha Vulin.

“Dhe më lejoni të përsëris pyetjen nga fillimi: A e ke menduar vetë këtë, apo të ka ndihmuar dikush?”, tha ministri i serb i Mbrojtjes. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Vjedhja e arit në vlerë 168 mijë euro në Prizren, policia arreston të dyshuarin dhe sekuestron disa prova materiale

Vjedhja e arit në vlerë 168 mijë euro në Prizren, policia arreston të dyshuarin dhe sekuestron disa prova materiale

Kronika e Zezë
FSK bën pranimin e Poligonit të Qitjes nga Komanda e Forcave Amerikane për Evropë (EUCOM)

FSK bën pranimin e Poligonit të Qitjes nga Komanda e Forcave Amerikane për Evropë (EUCOM)

Lajme
Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale

Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale

Lajme
I kërkuar për 15 raste të vjedhjeve, dorëzohet në polici i dyshuari në Pejë

I kërkuar për 15 raste të vjedhjeve, dorëzohet në polici i dyshuari në Pejë

Kronika e Zezë
​Sindikatat e pavarura të Kosovës: Katër vitet e Qeverisë Kurti ishin më të vështira

​Sindikatat e pavarura të Kosovës: Katër vitet e Qeverisë Kurti ishin më të vështira

Lajme
Banesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen

Banesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen

Lajme
Kalo në kategori