Ter Stegen u drejtohet tifozëve të Barcelonës me një mesazh emocional

Marc-Andre ter Stegen u është drejtuar tifozëve të Barcelonës me një mesazh emocional për disftaën e pësuar në Ligën e Kampionëve.
Skuadra katalunase pësoi humbje 8-2 ndaj Bayern Munichut në çerekfinale të garës më të madhe për klube në Evropë, duke lënë të gjithë të befasuar.
Askush nuk e kishte pritur që Blaugranasit do të pësonin një humbje kaq të thellë ndaj Bavarezëve, derisa Ter Stegen u ka kërkuar falje përkrahësve të skuadrës.
"Vërtetë kohë të vështira. Ndjehem shumë keq për atë që ndodhi dje. Jam i zhgënjyer. Nuk dua të kërkoj justifikime - sepse nuk ka asnjë. Ne patjetër që duhet të ndryshojmë, ka shkruar portierin gjerman në Twitter.
Ter Stegen ishte disi i pafuqishëm në atë takim, pasi mbrojtja e Barcelonës nuk ishte në nivelin e duhur, duke pranuar kështu tetë gola. /Telegrafi/


















































