Ndeshja mes Rayo Vallecanos dhe Gironas u mbyll baras 2-2, por takimi u shënua nga një penallti e pabesueshme që vendasit nuk e realizuan.
Në minutën e 39-të, rezultati ishte 2-1, me vendasit fituan një penallti që fillimisht e humbi Trejo, ose më mirë portieri i mysafirëve Gazzaniga e priti, por arbitri tregoi se penalltia duhet të përsëritet.
Trejo u shfaq sërish në pikën e bardhë të penalltisë, por këtë herë në vend që të gjuante, ai preku topin anash për një pasim për Isin, i cili gjuajti mbi portë.
Insólito el penal fallado del Rayo Vallecano. Tras la repetición del penal por invasión, Lucas Trejo e Isi Palazón intentar imitar el famoso penal de Messi y Suárez pero no salió como se esperaba. pic.twitter.com/BYz7ScYH2U
— Diego Mondoñedo (@MondonedoDiego) March 18, 2023
Në këtë mënyrë, lojtarët e Rayo nuk arritën të kopjojnë penalltinë e ekzekutuar me sukses nga Lionel Messi dhe Luis Suarez në ndeshjen Barcelona – Celta më 14 shkurt 2016, kur argjentinasi asistoi me uruguaianin nga penalltia për rezultatin 4-1.
Meqë ra fjala, i pari që realizoi një penallti në këtë mënyrë nuk ishte askush tjetër veç Johan Cruyff.
Në dhjetor 1982, në një ndeshje midis Ajaxit dhe Helmondit, holandezi ishte gati të ekzekutonte një penallti, kur preku topin në të majtë dhe ia kaloi Jesper Olsenit, i cili përfundimisht ia ktheu topin Cruyffit i cili e dërgoi atë në portë.
Një lëvizje e paprecedentë që hyri në historinë e futbollit dhe u kopjua në të ardhmen.
Në fund, Rayo Vallecano u ndëshkua për këtë gabim pasi Girona barazoi për 2-2. /Telegrafi/