Tentojnë të rrëmbejnë një femër në Prishtinë, arrestohen dy persona

Dy persona janë arrestuar pasi të njëjtit kanë tentuar ta rrëmbejnë një femër, me të cilën njëri nga të dyshuarit kishte bashkëjetuar.
Sipas rasportit 24 orësh të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur të premten rreth 15:45 në rrugën “Hasan Prishtina”, në Prishtinë.
“Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë pasi të njëjtit kanë tentuar ta rrëmbejnë viktimën femër kosovare me të cilën njëri i dyshuari kishte bashkëjetuar. Me urdhër të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
30/05/2020
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals











































