Shoferi i paemëruar, që është ndaluar prej policisë në Milton Keynes së Anglisë, ka dhënë lejen e vozitjes së Homer Simpson.

Duke mos prezantuar dokumentin zyrtar, ai dha një kartelë mashtruese, që kishte edhe të dhënat tjera të personazhit nga seria e animuar, transmeton Telegrafi.


Përfshirë vendbanimin në Springfield, të Shteteve të Bashkuara, ditëlindjen dhe nënshkrimin.

Tentoi foto 2 Leja e vozitjes së personazhit nga filmi i animuar

Pasi nuk kishte dokument tjetër, shoferi është arrestuar dhe vetura iu konfiskua. Rasti po konsiderohet si tentim mashtrimi i personit zyrtar dhe është nën hetime, ndërsa i dyshuari është liruar me kusht dhe së shpejti duhet të paraqitet para drejtësisë. /Telegrafi/