Tentoi të udhëtoj me pasaportë të personit tjetër, i dyshuari lirohet në procedurë të rregullt

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka ndaluar një person në aeroportin ndërkombëtar “Adem Jashari” pasi ka tentuar të udhëtojë me një pasaportë të një personi tjetër.
Rasti ka ndodhur të premten në ora 11:45.
“Është ndaluar i dyshuari mashkull kosovar pasi që ka tentuar të udhëtojë me një pasaportë të një personi tjetër”, thuhet në raport.
Pasaporta e keqpërdorur është konfiskuar dhe me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
10/12/2022
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals















































