LAJMI I FUNDIT:

Tentoi të përdhunohej nga nipi i burrit, zbardhet dëshmia e 75-vjeçares në Kolonjë: Përjetova tmerrin

Tentoi të përdhunohej nga nipi i burrit, zbardhet dëshmia e 75-vjeçares në Kolonjë: Përjetova tmerrin

Një 62 vjeçar ra në pranga në fshatin Psar të Kolonjës, pasi tentoi të abuzonte seksualisht me të moshuarën.

Zbardhet dëshmia e të moshuarës:  Ai u fut nga dritarja në orën 2:30 të natës, kur unë isha në gjumë. Më theu dritaren e dhomës së gjumit. Kishte tentuar të futej nga dritarja tjetër e shtëpisë, por nuk ia doli dot që aty dhe hyri nga dhoma e gjumit.

Unë isha në gjumë, u tmerrova se bëri zhurmë të madhe kur u thye xhami. Unë u ngrita dhe ç’të shihja një njeri që rri përpara meje në 2:30 të natës. Kur e shoh ai ishte djali i kunatit, e kemi nipin e shtëpisë. Nuk u besoja syve.


Ai thërriste, më thoshte fjalë të pista, tentoi të më kapë por unë gjeta fuqinë, e kam kundërshtuar, kam luftuar e vetme. I thosha të kemi djalin e shtëpisë ,por ai nuk dëgjonte. E sulmova me sa fuqi kisha ta ndaloja. E nxora jashtë dhe në atë moment marr motrën në telefon ,më pas motra lajmëron vëllanë dhe ky i fundit vjen në shtëpi. Ia shpjegoj situatën dhe më pas lajmëruam policinë. Unë jetoj vetëm, nuk kam njeri në shtëpi, vajzat i kam të martuara. Përjetova tmerrin.

Ali Pinjolli u arrestua pas veprimit të rëndë ndaj H. Pinjolli./Top Channel

Në trend Lajme

Më shumë
Presidentja Vjosa Osmani në SHBA, diskutime me Google dhe Amazon për zhvillimin digjital të Kosovës

Presidentja Vjosa Osmani në SHBA, diskutime me Google dhe Amazon për zhvillimin digjital të Kosovës

Lajme
Mustafa: Duhet pranuar, gjendja në veri tani është më ndryshe

Mustafa: Duhet pranuar, gjendja në veri tani është më ndryshe

Lajme
Pasojat e paktit Rama-Meloni, mediat italiane kryqëzojnë kryeministren

Pasojat e paktit Rama-Meloni, mediat italiane kryqëzojnë kryeministren

Lajme
Restorant

Restorant "Napoli", shije italiane në mes të qytetit të Tetovës

Lajme
Joseph: Anëtarësimi i Kosovës në NATO, më i rëndësishëm se ai në OKB

Joseph: Anëtarësimi i Kosovës në NATO, më i rëndësishëm se ai në OKB

Lajme
​Mbi 8.7 milionë euro të planifikuara për zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit

​Mbi 8.7 milionë euro të planifikuara për zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit

Lajme
Kalo në kategori