LAJMI I FUNDIT:

Tentoi të kontrabandonte medikamente, procedohet penalisht 57-vjeçari italian në Durrës

Tentoi të kontrabandonte medikamente, procedohet penalisht 57-vjeçari italian në Durrës

Një 57-vjeçar italian është proceduar penalisht, pasi tentoi të kontrabandonte një sasi të konsiderueshme medikamentesh mjekësore në Shqipëri.

Medikamentet u gjetën gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin që drejtonte shtetasi F,F., gjatë kalimit në Portin e Durrësit.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme. /Telegrafi/