Site icon Telegrafi

Tentim për kontrabandë në Qendrën e Paraburgimit në Prishtinë, zbulohet telefon i fshehur në çorape

Shërbimi Korrektues i Kosovës ka parandaluar futjen e kontrabandës në Qendrën e Paraburgimit të Prishtinës.

“Sot, rreth orës 10:00, në Qendrën e Paraburgimit Prishtinë, gjatë patrullimit rutinë të perimetrit të brendshëm dhe zonave përreth, zyrtarët korrektues kanë hasur në objekte të dyshimta.

Pas një kontrolli të hollësishëm, është zbuluar se brenda një çorape të kamufluar ishte tentuar të futej kontrabandë, përkatësisht një telefon me kartelë dhe kabllo për mbushje”, thuhet në njoftim.

SHKK ka shtuar se kontrabanda e dyshuar është lokalizuar, janë njoftuar organet kompetente, ndërsa rasti ka filluar të hetohet nga autoritetet e SHKK-së.

“Shërbimi Korrektues i Kosovës mbetet i përkushtuar në luftimin e dukurive negative, përfshirë luftimin e kontrabandës dhe substancave narkotike, duke ruajtur sigurinë dhe integritetin brenda institucioneve korrektuese”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/

Exit mobile version