LAJMI I FUNDIT:

Tentim-grabitje në një market në Ferizaj, të dyshuarit e mitur hasin në rezistencën e pronarëve – Policia arreston dy personat në vendngjarje

Tentim-grabitje në një market në Ferizaj, të dyshuarit e mitur hasin në rezistencën e pronarëve – Policia arreston dy personat në vendngjarje

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se sot në orët e hershme të mëngjesit, rreth orës 03:26 kanë pranuar një informatë se në një market në rrugën ‘’Ramadan Rexhepi” në Ferizaj ishte një tentim grabitje në progres nga dy persona.

Policia thekson se të menjëhershëm në reagim kanë qenë patrullat e policisë, të cilët kanë arrestuar të dyshuarit.

“Nga hetimet e para është mësuar se dy persona, meshkuj, njëri me armë (pistoletë) kanë hyrë në market dhe nën kërcënim të armës kanë tentuar të kryejnë grabitje, mirëpo kanë hasur në rezistencë dhe janë ndaluar nga dy pronarët e marketit, të cilët kanë arritur t’ia largojnë pistoletën nga dora, e në ndërkohë kanë arritur policët e rendit të stacionit të Ferizajt, të cilët i kanë arrestuar dhe shoqëruar në stacionin e policisë në Ferizaj, ndërsa si provë materiale kanë sekuestruar edhe armën (imitim i pistoletës së zjarrit), e cila dyshohet se është përdorur gjatë tentim grabitjes”, thuhet në njoftim.


Në rast janë kyçur edhe hetuesit rajonal, të cilët nën autorizim të prokurorit të shtetit i kanë marrë të gjitha masat e nevojshme për hetimin e rastit.

Të dyshuarit meshkuj, të moshave 16 vjeçar dhe 15 vjeçar, në prezencë të avokatit mbrojtës me detyrë zyrtare dhe zyrtarit të Qendrës për Punë Sociale janë intervistuar nga hetuesit rajonal, ndërsa me vendim të prokurorit të shtetit janë ndaluar në mbajtje për 24 orë, për procedura të mëtejme hetimore. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Kurti paralajmëron formimin e qeverisë: Qytetarët na e besuan mandatin e ri të qeverisim me vendin

Kurti paralajmëron formimin e qeverisë: Qytetarët na e besuan mandatin e ri të qeverisim me vendin

Politikë
Partitë e komuniteteve joserbe vendosin kushte për votimin e qeverisë së re - Duda Balje kërkon komunën e Zhupës

Partitë e komuniteteve joserbe vendosin kushte për votimin e qeverisë së re - Duda Balje kërkon komunën e Zhupës

Politikë
Nënkryetarja e LDK-së: PDK bën qeveri imagjinare në WhatsApp, VV e merr seriozisht

Nënkryetarja e LDK-së: PDK bën qeveri imagjinare në WhatsApp, VV e merr seriozisht

Politikë
KQZ përditëson rezultatet pas numërimit të 99.53% të votave, LVV me ngritje të lehtë

KQZ përditëson rezultatet pas numërimit të 99.53% të votave, LVV me ngritje të lehtë

Lajme
Italia thotë se dëshiron të shohë Ballkanin Perëndimor në BE para vitit 2030, por Kosova dhe Serbia kanë disa obligime shtesë

Italia thotë se dëshiron të shohë Ballkanin Perëndimor në BE para vitit 2030, por Kosova dhe Serbia kanë disa obligime shtesë

Politikë
“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin

“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin", Lladrovci thotë se i qëndron kësaj deklarate – parashikon edhe sa deputet mund t’i ketë Nisma

Lajme
Kalo në kategori