Tensionet pas vrasjes së gjeneralit iranian Qasem Soleimani, nga forcat amerikane dhe kërkesës së Parlamentit të Irakut që të largohet ushtria amerikane nga ky shtet sollën në vëmendje edhe sigurinë e të punësuarve kosovarë në bazat ushtarake amerikane në Irak.

Republika e Kosovës nuk ka ambasadë në  Irak.


Ministria e Punëve të Jashtme e Kosovës ka vënë në veprim misionet diplomatike afër Irakut për të ofruar mbështetje të nevojshme konsullore shtetasve të Kosovës në Irak dhe në rajon.

Pavarësisht masave të ndërmarra për sigurinë e qytetarëve në zonat me potencial rreziku, në MPJ apelojnë që qytetarët e Kosovës të shmangin vizitat në Iran dhe Irak, raporton RTV21 .

Ambasadori i  Kosovës në Arabinë Saudite, Lulzim Mjeku flet për sigurinë e të punësuarve kosovarë në Irak.

“Jemi të gatshëm që të ndihmojnë shtetasit e Kosovës në rast nevoje”, tha ai.