Cristiano Ronaldo, Raphael Varane, Edinson Cavani dhe Luke Shaw nuk ishin në mesin e 21 lojtarëve të pranishëm në hotelin Lowry, ku Manchester United po qëndronte përpara ndeshjes së tyre në Ligën Premier kundër Manchester Cityt.
Siç raportohet nga disa media të huaja, përfshirë prestigjiozen italiane La Gazzetta dello Sport, kjo mund të nënkuptojë se ylli portugez do të humbasë derbin e sotëm të Mançesterit kundër skuadrës së Pep Guardiolës .
Sipas gazetës britanike Manchester Evening News, Djajtë e Kuq ka të ngjarë të jenë pa shërbimet e Ronaldos për ndeshjen e sotme.
Ronaldo and Cavani were absent as the Manchester United squad met ahead of tomorrow's derby #mufc https://t.co/JTJLsTJz8Q pic.twitter.com/vjuf0IHnzw
— Man United News (@ManUtdMEN) March 5, 2022
Përveç Ronaldos, mungojnë edhe te lojtarë tjerë: Cavani, Varane dhe Shaë, përcjell Telegrafi.
Asnjëri nga të katër nuk ka ndonjë problem të veçantë fizik, por të gjitha janë zgjidhje të trajnerit të përkohshëm Ralf Rangnick.
Cristiano Ronaldo, Edinson Cavani, Raphaël Varane and Luke Shaw are all absent from the Manchester United squad ahead of tomorrow's derby.
[via @MENnewsdesk]
— Footy Accumulators (@FootyAccums) March 5, 2022
Tensionet e brendshme
Mbetet për t’u parë nëse mungesa e Ronaldos dhe emrave të tjerë të mëdhenj do të thotë se ata nuk do të marrin pjesë në derbi apo u është dhënë leja për të mos qëndruar në hotel.
Marrëdhëniet mes Rangnick dhe Ronaldos nuk kanë qenë të mira, dhe javët e fundit tashmë ka pasur zëra për disa mosmarrëveshje në zhveshtoren e Unitedit.
United aktualisht është i katërti në ligë dhe shumë larg liderit City (19 pikë pas 27 ndeshjeve).
Objektivi i këtij sezoni – përveç Ligës së Kampionëve, ku do të ndeshen me Atletico Madridin në ndeshjen kthyese, është të përfundojmë në top katërshen e Ligës Premier. /Telegrafi/