Njëzet vjetori i masakrës në rrugën e Kovaçëve në Mitrovicë, është shënuar sot me tensione e përplasje verbale në mes të familjarëve të viktimave dhe përfaqësuesve komunalë.
Familjarët përveç përfaqësuesve të të pagjeturve, nuk lejuan përfaqësuesit e komunës të vënë lule dhe të bëjnë homazhe te pllaka përkujtimore me emrat e viktimave të cilët u vranë 20 vite më parë nga ana e forcave serbe.
Ata kundërshtuan mbjelljen me bari të rrethuar me pllaka betoni pranë emrave të viktimave që është bërë nga ana e komunës, duke kërkuar një obelisk ose përmendore më të dinjitetshme për viktimat.
Familjarët po ashtu akuzuan pushtetin lokal se s’ka bërë asgjë deri tash për të vrarët e kësaj masakre.
Nënkryetari i komunës së Mitrovicës, Faruk Mujka, duke e quajtur ditën e sotme si datë trishtimi, tha se kjo ishte masakra më e madhe brenda qytetit të Mitrovicës ndaj popullatës së pafajshme shqiptare.
Ai shprehu keqardhje që së bashku me bashkëpunëtorët e tij nuk arriti t’i nderojë viktimat në këtë përvjetor, duke thënë se e kupton reagimin e familjarëve.
Sipas tij, komuna ka pasur në plan që së bashku me banorët e lagjes ta gjejnë një zgjidhje ideore të cilën pastaj do ta implementonin, por banorët nuk janë lajmëruar për një gjë të tillë.
Ai ka përsëritur si të kuptueshme frustrimin e familjarëve, në të cilën siç u shpreh, ka ndikuar edhe drejtësia, e cila edhe pas 20 viteve fajtorët e kësaj masakre nuk i ka gjetur dhe dënuar.
“Sot është 20 vjetori i masakrës ndoshta edhe më të madhe në qytetin e Mitrovicës ku janë ekzekutuar 31 bashkëqytetarë tonë nga lagja e ‘kovaçëve’ që ka qenë një parahyrje e ekzodit që ka ndodhur ditën e nesërme me ç’rast është zbrazur pothuajse e tërë Mitrovica. Gjithmonë kjo datë është datë trishtimi në komunën e Mitrovicës sepse të gjithë kemi humbur familjarë, miq, dashamirë tonë dhe siç e shihni ekziston një frustrim për shenjëj apo obeliskun i cili ekziston aktualisht këtu… Po them edhe njëherë e kuptoj frustrimin e tyre sepse edhe pas 20 viteve nuk janë mbyllur plagët e me siguri një ndër arsyet kryesore është edhe drejtësia e vonuar dhe se fajtorët për këtë masakër akoma nuk janë arrestuar dhe nuk janë dënuar…Komuna në plan e ka pasur që së bashku me banorët e lagjes ta gjejnë një zgjidhje ideore të cilën pastaj do ta implementonim, duke mos dashur të vijmë në një moment të tillë çfarë është sot”, ka thënë Mujka.
Fisnik Sejdiu, njëri prej familjarëve të viktimave, duke kundërshtuar mbjelljen e barit para pllakës me emrat e viktimave, tha se ky është një turp nga ana e komunës.
Ai ka potencuar se familjarët duhet të nderohen çdo ditë nga pushteti e jo vetëm më 14 prill, ngase falë këtyre martirëve, por edhe të tjerëve, Kosova sot gëzon lirinë.
“Këtu më 14 prill 1999 ma kanë mbytur babën, axhën, dhe djalin e axhës, ku gjithsej kanë rënë 31 dëshmorë. Komuna dhe shteti ynë qe çka na ka bërë. Nëse ka dikush ndonjë koment për këtë, ndërsa këtë tjetrën e kemi bërë ne familjarët dhe që 20 vjet janë duke thënë kemi me bërë diçka, kemi me bërë, ndërsa ne jemi duke pritur. Sot thanë se edhe dy muaj kanë me bërë diçka, po presim. Kjo është një turp i tyre që na kanë bërë, neve duhet me na nderu për çdo ditë, jo veç më 14 prill. Sa herë dalim dhe kalojmë këndej shohim vetëm këtë pllakë të cilën e kemi bërë ne, ndërsa shteti nuk ka bërë asgjë…Qe veç shiko, kështu diçka vetëm nëpër varreza shohim”, theksoi Sejdiu.
Edhe Shadije Pllana-Hoti, e cila ka humbur në këtë masakër bashkëshortin dhe dy vëllezërit, u shpreh e pakënaqur me përkujdesjen institucionale ndaj viktimave, por edhe familjarëve të tyre.
Hoti ka porositur përfaqësuesit komunalë të mos vinë më kurrë në këtë vend, sepse siç tha ajo, ata nuk ndiejnë, por vinë vetëm sa për sy e faqe.
“Jemi të pakënaqur sepse për 20 vite absolutisht asgjë nuk kanë bërë. Më 14 prill sa herë që vinë, jo që e ndjenjë, por ata vinë veç për sy e faqe. Kurrë për 20 vite nuk janë interesuar se çka ka ndodhur me familjet e të vrarëve dhe as në çfarë gjendje po jetojmë…Ju po e shihni, kjo po duket si me qenë varrezë. Pllakën ne vetë e kemi bërë…Sot po lë amanet për së gjalli që kurrë në jetë më këtu nuk duam t’i shohim. Ata nuk e ndjejnë, ata vinë veç për sy e faqe, kurrë në jetë më mos të vinë”, ka porositur Pllana-Hoti./KP/Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Rifat Jashari shkakton të qeshura në takim me Kurtin dhe ministrat, pyet Sveçlën: A po të ngon kush, a po e ngon kon, a veç vetën?

Maqedoni, dje policia ka shqiptuar 682 gjoba për shkeljet në komunikacion

Abdixhiku në Kullën e Jasharajve: Epoka e UÇK-së dhe sakrificat e Jasharajve, janë fundamenti i shtetit të Kosovës

Qeveria merr vendim, mbyllet platforma TikTok në Shqipëri

Kurti, politikani më i votuari në Kosovë – thyen rekordin e presidentes Vjosa Osmani

Zbulohet organizatori i vrasjeve të shqiptarëve në Ekuador, krahu i djathtë i Dritan Rexhepit

Vetë-ngrënia e qelizave të dëmtuara - çka është procesi i autofagisë që “ndodh” gjatë agjërimit

Departamenti amerikan i Mbrojtjes: Nuk ka ndryshime të planifikuara për trupat në Kosovë

Osmani pritet nga Rifat Jashari në Kullën e Jasharajave: Mbesin dritë udhërrëfyese për ne

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Gjesti nuk e përballon dot debatin, çohet dhe largohet nga banorët gjatë transmetimit direkt në BBVA

As Ancelotti nuk e qetësoi, Brahim Diaz iu hakmor Diego Simeones

"Nuk kam parë gjë më të shpifur", Gjesti kritikohet pasi i erdhi ndot nga trupi i Eglit për shkak të nishanit

Kështu do të duket shpërndarja e mandateve në Kuvendin e Kosovës

Trump kërcënon studentët protestues: Të huajt do të dëbohen, amerikanët do të burgosen

Meloni refuzon propozimin e BE-së për dërgimin e trupave italiane në Ukrainë: Mund të shkoni, por jo me ushtarët e mi