E ardhmja e Cristiano Ronaldos vazhdon të jetë e paqartë, me portugezin që ende nuk është bashkuar me Manchester Unitedin në fazën përgatitore.

Ditë më parë trajneri Erik Ten Hag zbuloi se Ronaldo nuk do të jetë në fazën përgatitore shkaku i arsyeve personale.


Megjithatë mediat e ndryshme botërore vazhdojnë të shkruajnë se portugezi do të largohet nga Djajtë e Kuq këtë verë.

Por ndryshe mendon trajneri Ten Hag, që e ka përsëritur faktin se Ronaldo do të qëndrojë në Old Traford sezonin e ri.

“Me Ronaldon nuk kam folur ende, pra është e njëjta situatë ashtu si para një jave në Bangkok. Ai vazhdon stërvitet dhe mendoj se do të jetë në formën e duhur fizike. Të them të drejtën, forma e tij është shqetësimi i fundit për mua pasi e njohim sa profesionist është”, u shpreh Ten Hag.

Tutje trajneri holandez u pyet edhe për mesfushorin Frenkie de Jong, duke thënë se janë duke kërkuar një futbollist për në mesfushë.

GettyImages 1398795696  1

"Jemi duke kërkuar një futbollist të aftë që luan në mesfushë, por ai duhet të jetë i duhuri".

"Nuk ka shumë në atë pozicion të kalibrit që ne po kërkojmë", tha trajneri holandez. /Telegrafi/

telegrafi sport app