Erik ten Hag pranoi se Andre Onana nuk ka qenë mjaftueshëm i mirë me paraqitjet e tij tek Manchester United.

Të enjten, The Sun pretendoi se United po konsideronte rikthimin e David De Geas për një marrëveshje afatshkurtër mes shqetësimeve se ata do të kenë mungesë të portierëve kur Onana të shkojë në Kupën e Kombeve të Afrikës.


Spanjolli, i cili ishte numri 1 në “Old Trafford” për 12 vjet, u largua nga klubi vetëm këtë verë pas skadimit të kontratës së tij.

Onana u transferua më pas nga Interi për 42 milionë funte, me kamerunasin që kishte përjetuar një fillim të vështirë të jetës në “Old Trafford”.

Screenshot 4 45

Duke folur përpara derbit të Mançesterit të dielën, Ten Hag pranoi se Onana kishte qenë i mire në muajt e tij të parë në United.

“Ju i jepni atij standardet dhe gjithashtu pritshmëritë, por gjithashtu ka të bëjë me arritjen në të njëjtin nivel”, ka thënë fillimisht Ten Hag.

“Ai ka pritshmëri të mëdha nga vetja. Ne i japim atij besimin, shikoni se çfarë ka bërë në të kaluarën për klube të mëdha në liga të mëdha, ai ka aftësi”, vazhdoi holandezi.

“Dy ndeshjet e fundit ishin një progres i mirë, tani duhet të vazhdojmë kështu. Është shumë mirë, por te Manchester United e mira nuk është mjaft e mirë”.

Të martën, Onana priti një penallti për të siguruar një fitore jetike 1-0 ndaj Kopenhagës dhe për t'i dhënë edhe një mundësi të dytë Unitedit në Ligën e Kampionëve./Telegrafi/

telegrafi sport app