LAJMI I FUNDIT:

Ten Hag e ka të pasigurt vendin, Jim Ratcliffe ka tre emra në listë për postin e trajnerit te Man Utd

Ten Hag e ka të pasigurt vendin, Jim Ratcliffe ka tre emra në listë për postin e trajnerit te Man Utd

Erik Ten Hag nuk e ka të sigurt qëndrimin te Manchester United dhe kjo gjë sa vjen e konfirmohet.

Djajtë e Kuq duket se do të mbetën pa Ligën e Kampionëve sezonin e ardhshëm dhe kjo do t’i kushtoj me shkarkim trajnerit holandez, përkundër se ai po insiston për të qëndruar në Old Traford.

Aksionari i ri i Manchester United, Jim Ratcliffe ka tre emra të trajnerëve në listën e tij, ku njëri nga ta do ta marrë drejtimin e Djajve të Kuq sezonin e ardhshëm.


"Unë punoj ngushtë me Ratcliffe" - Erik ten Hag ndjehet i qet për të ardhmen e tij pavarësisht thashethemeve për shkarkim
Lexo po ashtu "Unë punoj ngushtë me Ratcliffe" - Erik ten Hag ndjehet i qet për të ardhmen e tij pavarësisht thashethemeve për shkarkim

I pari është Graham Potter, një emër që po kumbon fort në sallat e Old Trafford ditëve të fundit. Ratcliffe thuhet se ka kontaktuar me trajnerin anglez, i cili ka përvojë të vlefshme në Ligën Premier. Pavarësisht se ka një vit pa ekip, Potter ka lënë një shenjë pozitive në Brighton, duke treguar një stil tërheqës të lojës dhe një aftësi për të zhvilluar talentin e ri.

Një tjetër opsion që tërheq Ratcliffen është ai i Roberto De Zerbit, aktualisht në krye të Brighton. Megjithatë, punësimi i tij nuk do të ishte një detyrë e lehtë, pasi klubi ka vendosur një klauzolë të lartë përfundimi prej 13 milionë eurosh. Interesim për De Zerbin kanë shfaqur edhe skuadra të tjera si Liverpool, Bayern Munich apo Barcelona.

Arsyeja pse Man Utd rrezikon seriozisht pjesëmarrjen në garat evropiane sezonin e ardhshëm
Lexo po ashtu Arsyeja pse Man Utd rrezikon seriozisht pjesëmarrjen në garat evropiane sezonin e ardhshëm

I fundit por jo më i rëndësishmi në listë është Julian Nagelsmann, trajneri aktual i Gjeranisë. I konsideruar si një opsion i nivelit të lartë, Ratcliffe gjithashtu do të kishte testuar nënshkrimin e tij. Megjithatë, konkurrenca për Nagelsmann është e ashpër, me Bayern Munich gjithashtu të interesuar për rikthimin e tij në Allianz Arena.

Në Ishull janë të sigurt se Ten Hag do të largohet në fund të sezonit nga United dhe njëri nga tre emrat e lartpërmendur do ta marrë drejtimin e gjigantit anglez. /Telegrafi/ 

Në trend Sport

Më shumë
Lamine Yamal lidhet me një transferim shokues që do të trondiste Evropën – dy klube janë në garë

Lamine Yamal lidhet me një transferim shokues që do të trondiste Evropën – dy klube janë në garë

Ndërkombëtare
Barcelona dhe Liverpooli po përgatitin shkëmbimin e madh të yjeve në verë

Barcelona dhe Liverpooli po përgatitin shkëmbimin e madh të yjeve në verë

Ndërkombëtare
I bërtiti gjyqtarit në fytyrë pas ndeshjes ndaj Betisit, merret vendimi për Raphinhan

I bërtiti gjyqtarit në fytyrë pas ndeshjes ndaj Betisit, merret vendimi për Raphinhan

La Liga
A është ky goli më i mirë i vitit? Talisca hedh kandidaturën për çmimin ‘Puskas’

A është ky goli më i mirë i vitit? Talisca hedh kandidaturën për çmimin ‘Puskas’

Ligat tjera
Agjenti i sulmuesit ‘vdekjeprurës’ do të jetë prezent në ndeshjen mes Arsenalit dhe Real Madridit

Agjenti i sulmuesit ‘vdekjeprurës’ do të jetë prezent në ndeshjen mes Arsenalit dhe Real Madridit

Liga e Kampionëve
Arsenali po planifikon të tronditë botën e futbollit me katër transferime të mëdha në verë

Arsenali po planifikon të tronditë botën e futbollit me katër transferime të mëdha në verë

Premier League
Kalo në kategori