Temperatura e ambientit ka një ndikim të fortë te shumë prej dhimbjeve të cilat manifestohen në organizëm.
Shumëkush ankohet, për shembull, kur prishet moti, sepse dhimbjet e reumatizmit iu bëhen më të forta.
Ka raste që vapa dhe temperaturat përvëluese kanë një ndikim përkeqësues te dhimbjet, madje më të keq se të ftohtit.
Çështje vape apo humori?
Ka ekspertë që besojnë se moti i nxehtë dhe i ftohtë ka një ndikim të fortë te disponimi.
Nëse ky i fundit prishet, perceptimi i dhimbjes mund të tjetërsohet.
Ka njerëz që vuajnë nga ankthi dhe depresioni të cilët e përshkruajnë veten si të ndjeshëm ndaj motit dhe vuajnë më shumë nga dhimbjet se të tjerët.
Migrena dhe vapa
Sipas ekspertëve, ndryshimet tek temperatura mund të nxisin jo vetëm migrenën por edhe dhimbjet e kokës si pasojë e tensionit.
Për më tepër, vapa mund të shkaktojë dehidratim gjë që në vetvete është faktor nxitës për dhimbjet e kokës apo migrenën.
Temperaturat e nxehta dhe artriti
Siç e thamë edhe më lart, njerëzit që vuajnë nga osteoartriti, artriti apo reumatizma e lidhin direkt dhimbjen e tyre me ndryshimin e motit.
Shumica gjejnë një lidhje me motit të ftohtë dhe dhimbjes por ka të tjerë që thonë se dhimbjet e kyçeve bëhen më të këqija në ditët e nxehta të verës.
Ekspertët sugjerojnë se kur bëhet fjalë për motin dhe dhimbjet e kyçeve, ndryshimet në temperaturë dhe lagështi ndikojnë tek indet, tendinat dhe ligamentet.
Kontraktimi dhe zgjerimi i tyre mund të shkaktojë më shumë dhimbje, thonë ekspertët.
Si të përballeni me vapën përvëluese
Nëse dëshironi që të parandaloni dhimbjet si pasojë e vapës, AgroWeb.org ju ofron disa këshilla krejt të freskëta për mirëqenien tuaj.
E para është që të hidratoheni sa më shumë duke pirë ujë dhe duke kufizuar alkoolin dhe kafeinën.
Ju duhet të qëndroni sa më shumë në hije dhe në ambient me ajër të kondicionuar.
Sa i përket veshjes, zgjidhni rroba pambuku dhe jashtë mbani kapele dhe syze.
Në çantën tuaj nuk duhet të mungojë kurrë një shishe me ujë apo një freskuese.
Sa herë që të mundeni lagini kyçet me ujë të ftohtë për një freski të menjëhershme të organizmit.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Gjesti deklarohet pas zarfit të zi: Pata një moment shumë të vështirë, po marr ngarkesë të madhe prej dy personave këtu brenda

Ilir Shaqiri ironizon keq me Gjestin pas tentativës për t’u larguar nga BBVA, e krahason me 'majmun kacavjerrës'

Zarf i zi për Gjestin në shtëpi, Vëllai i Madh njofton se ai ka shkelur rregullat flagrante të lojës dhe vendimi për të do të jepet të shtunën

Ndërron jetë njëri nga të plagosurit, dyshohet të jetë babai i të akuzuarit për vrasjen e boksierit kosovar

Nga Instagrami i Gjestit e konfirmojnë që ai deshi të arratisej nga shtëpia e BBVA duke kapërcyer murin?

Cila është rruga e 'Gold Card' e Trump drejt shtetësisë dhe si mund të funksionojë?