Sot, në Kosovë, parashihet të mbaj mot i kthjellët  me diell dhe temperatura të larta.

Temperaturat minimale do të lëvizin prej 9 deri në 11°C, ndërsa ato maksimale prej 25 deri në 29°C.


Në zonat malore, temperaturat mund të jenë pak më të ulëta, por gjithsesi do të mbeten në nivelet e pranueshme për këtë kohë të vitit.

Era do fryjë drejtimesh të ndryshme me shpejtësi prej 6-25 km/h. /Telegrafi/