Temperatura përvëluese këtë javë - bëhet thirrje për kujdes të shtuar

20:"Photo:RIDVAN SLIVOVA
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se këtë javë vendi ynë do të ndikohet nga masa të nxehta ajri afrikane, të shoqëruara me temperatura të larta dhe pa reshje shiu.
Kushtet e motit do të karakterizohen nga vapë e fortë, ndaj rekomandohet kujdes i shtuar nga rrezet e diellit, veçanërisht për fëmijët, të moshuarit dhe personat me probleme shëndetësore.
“Qëndroni të hidratuar dhe shmangni ekspozimin në diell gjatë orëve të pikut (11:00 – 17:00)”, njofton IHMK.
Sipas institutit sot ndërkaq në vendin tonë do të mbaj mot me diell dhe vranësira të pakta.
Temperaturat minimale do të sillen nga 14 – 18°C kurse ato maksimale nga 33-37°C
Era do të jetë e lehtë nga drejtimi i veriperëndimit. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
11/08/2025
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals
















































