Gjendja financiare në Telekomin e Kosovës, vazhdon të jetë e rënduar, por pavarësisht gjendjes, institucionet e Kosovës nuk kanë ndërmarr ndonjë hap për dalje nga kriza.
Vetëm në gjatë muajt e parë të këtij viti, humbjet e ndërmarrjes dikur më profitabile në vend kanë kaluar shtatë milionëshin.
Më 12 korrik deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë miratuar një rezolutë për daljen nga kriza në Telekomin dhe Postën e Kosovës, por diçka nuk është ndërmarrë në këtë drejtim.
Kryetarja e Bordit të Telekomit të Kosovës, Besa Shatri ka thënë për Telegrafin se janë duke pritur Qeverinë të ndërmerr hapa pas votimit të Rezolutës në Kuvend.
“Pas votimit të rezolutës për dalje nga kriza në Kuvendin e Kosovës, jemi duke pritu që ajo të del edhe në Qeveri”, tha Shatri.
Ajo ka thënë se gjendja financiare në Telekom vazhdon të jetë e vështirë. “Gjendja nuk është aspak e mirë pasi mbi 7 milionë euro janë humbjet për 6 mujorin e parë të vitit 2018”, ka treguar kryetarja e Bordit të Telekomit të Kosovës, Besa Shatri.
Kurse zëdhënësja e Qeverisë së Kosovës, Donjeta Gashi, ka thënë për Telegrafin se janë duke i ndërmarr hapat e nevojshëm për Telekomin.
“Qeveria e Republikës se Kosovës është duke i ndërmarrë të gjitha hapat dhe procedurat e nevojshme që rrjedhin nga kjo rezolutë dhe shumë shpejtë, brenda afateve ligjore do të merr vendim për këtë çështje”, tha Gashi.
Në rezolutën për daljen nga kriza e Telekomti dhe Postës së Kosovës ishte kërkuar të merren hapa për menaxhimin e krizës në këto dy ndërmarrje publike, me qëllimin ristrukturimin e thellë të veprimtarisë biznesore, të burimeve njerëzore dhe të planit të investimeve.
Rezoluta ishte përpiluar me iniciativën të Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes në harmonizim me Grupin Parlamentar të LDK-së:
REZOLUTA E PLOTË:
1. Qeveria menjëherë pas miratimit të kësaj rezolute të fillojë nga zbatimi i të gjitha detyrimeve nga Ligji për ndërmarrjet publike duke anuluar çdo vendim tjetër që bie ndesh me këtë ligj.
2. Qeveria 15 ditë nga miratimi i kësaj rezolute, të ngrejë shtabin e menaxhimit të krizës në këto dy ndërmarrje me qëllimin ristrukturimin e thellë të veprimtarisë biznesore, të burimeve njerëzore dhe të planit të investimeve. Ristrukturimi i Telekomit të Kosovës të përfshijë ngrirjen e të gjitha pozitave udhëheqëse në Telekom, dhe angazhimit një institucioni kompetent për menaxhimin emergjent të kësaj ndërmarrje deri në rikonsolidimin e plotë të saj.
3. Përbërja e shtabit të krizës, termat e referencës dhe profili i anëtarëve të përcaktohet në bashkëpunim me Komisionin për Zhvillim Ekonomik dhe Qeverisë së Kosovës.
4. Të tërheqë anëtarët aktual të bordit të emëruar pa bazë profesionale dhe të propozojë anëtarë me integritet të lartë dhe profesionistë më përvojë të gjatë në fushën e telekomunikacionit, financave dhe administrimin të ndërmarrjeve.
5. Auditori i përgjithshëm menjëherë pas miratimin të kësaj rezolute të fillojë auditimin e performancës dhe auditimin e financave të Telekomit dhe Postës së Kosovës.
6. Qeveria në bashkëpunim me Kuvendin e Kosovës të shqyrtojë pas ristrukturimit të thellë të strukturës organizative të Telekomit, moratoriumin për pagesën e dividentës nga Telekomi i Kosovës për një periudhë dy vjeçare dhe monitorimin në punësim në Telekomin e Kosovës.
7. Qeveria e Kosovës si aksionari kryesor duhet të tërhiqet nga marrëveshja abuzive e ish-drejtorit të Telekomit me kompaninë Z-Mobile.
8. Kryeministri t’i raportojë Kuvendit jo më larg se 30 ditë nga miratimi i kësaj rezolute për masat e marra në Telekomin dhe në Postën e Kosovës.
9. Në afat prej një muaji pas dorëzimit të raportit sipas pikës 8, Komisioni për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë, Tregti, Industri dhe Zhvillim Rajonal të ndërmarrë një shqyrtim gjithëpërfshirës për të analizuar të gjeturat e raportit të Qeverisë, përfshirë këtu ftesën për raportim në Komision të zyrtarëve që Komisioni e sheh të arsyeshme, dhe të njoftojë Kryesinë e Kuvendit.
10. ARKEP të zbatojë ligjin duke njoftuar sa më parë lidhur me tarifat e reja të licencimit të telekomit të Kosovës.
11. Qeveria të bëjë publike të gjitha dokumentet lidhur me titullin e pronësisë së Kodit telefonik +383 dhe ARKEP të marrë masa për pezullimin e përdorimit të kodit të Serbisë +381.
12. Kuvendi i Republikës së Kosovës fton Prokurorinë e Kosovës që të vendosë në prioritet hetimin e kontratës me Dardanfon. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëJetoni si sheik në bregdetin shqiptar
Qyteti më i pasur i Afrikës plot me ar dhe shtëpia e 12,000 milionerëve
Ku mund të gjeni produkte pa gluten?
Udhëtoni drejt Parisit me PrishtinaTicket – Eksploroni qytetin e dritave!
Dita Ndërkombëtare e Edukimit në GALERIA
Kurti takon një grup investitorësh në Davos, i fton të investojnë në Kosovë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Gjesti habit me deklaratën: Nëse kam aq shumë fansa, atëherë po ia fus gjumit dhe po e fitoj Big Brother-in
Pas Lojërave Olimpike, hakohen edhe faqet e Bloomberg në Facebook dhe Instagram - publikohet fotografia e Gjestit
Me inteligjencën artificiale 'jetësohen' figurat historike shqiptare
Real Madridi po ia rrëmben Barcelonës top shënjestrën nga dora
Trump deklaroi se Spanja është pjesë e BRICS, reagon qeveria spanjolle
Përfundon dueli i nëntë golave: Nga turpërimi, kalon në ngadhënjim - çfarë Barcelone!