Mos emërimi i bordeve në Trepça, Telekom e Postë, performanca e tyre, kanë qenë temat për cilat ministri i Zhvillimit Ekonomik , Valdrin Lluka, ka raportuar sot para anëtarëve të Komisionit parlamentar për Zhvillim Ekonomik.
Kryetarja e këtij komisioni, Sala Berisha-Shala, ka kërkuar të di se me çfarë baze ligjore po menaxhohet aktualisht Trepça, ndërsa anëtari tjetër i Komisionit nga radhët e PDK-së, Memli Krasniqi, ka kërkuar të di se a është vepruar njëjtë me drejtorin menaxhues të Trepçës që është në pjesën veriore të Mitrovicë, sikurse ka ndodhur me rastin e drejtorit në jug, Ahmet Tmavën, të cilin ministri nuk e kishte autorizuar për të bërë pagesat financiare.
“Mbi cilën bazë ligjore aktualisht po menaxhohet, Trepça, fondet e saj, asetet e saj me ligjin e ri, apo me ligjin e vjetër. Është e kuptueshme, sepse është një situatë bukur e komplikuar se si do t’i qaseni ju si ministër menaxhimit të Trepçës apo edhe komplet qeveria. A mundemi me i thënë se është ndërmarrje publike, apo është ndërmarrje nën menaxhim të AKP-së. A mund të na sqaroni ku është vendimmarrja dhe llogaridhënia e Trepçës sot”, tha Shala.
Ndërsa, ministri Lluka ka sqaruar se në mungesë të bordit Trepça ende nuk ka status. Ai po ashtu ka thënë se në bazë të kompetencave MZHE-ja ka marrë disa veprime për mos t’i penguar në operim.
“Trepça, edhe në momentin që kemi ardhur tash 6 muaj e kemi gjet me një situatë të pazgjidhur dhe me një statut të pazgjidhur. Në momentin e parë, në muajin shtator kemi filluar dhe diku në muajin tetor-dhjetor kemi filluar procesin hapjes së shpalljes për rekrutimin e bordit të Trepçës. Duke parë vështirësitë dhe statusit e pa definuar, pra rreth pyetjes se a mund të konsiderojmë ndërmarrje publike apo nën administrim të AKP-së nuk është as njëra, as tjetra, për arsye se nuk ka ndonjë statut të definuar. Ne, pa marrë parasysh, AKP-ja i ka hequr të gjitha obligimet ndaj Trepçës dhe për disa veprime operative MZHE merret me të. Për shembull, autorizimi për eksport të koncentrati apo të xeheve e bën MZHE-ja”, tha ministri Lluka.
Ai po ashtu ka thënë se deri më 6 shkurt, Trepça ka pasur drejtorin menaxhues, ndërsa pas skadimit të mandatit është autorizuar drejtori i financave. Ndërsa ka treguar se më 25 mars do të fillojë intervistimi i kandidatëve për anëtarë të bordit të Trepçës.
Memli Krasniqi, anëtar i Komisionit nga PDK-ja, ka kërkuar të di se me çfarë baze ligjore janë bartur kompetencat te drejtori financiar i Trepçës. Ai po ashtu është interesuar të di a është vepruar njëjtë edhe me menaxhmentin e Trepçës në veri të Mitrovicës.
“Pse disa muaj pas përfundimit të konkursit publik, për bordin mbikëqyrës të Trepçës është pezulluar ky proces. Asnjë hap nuk keni lëviz ju si ministri, as qeveria për zgjedhjen njerëzve. Nga informatat të cilat i kemi jo krejt zyrtarë janë mbi 100 kandidatë. Mbi të gjitha, kisha pasur dëshirë të kemi përgjigje konkrete pse është bllokuar ky proces. Pse nuk po zgjidhni bordin mbikëqyrëse? Cili është problemi? A doni me anuluar konkursin. Pse doni me ndaluar konkursin? Ju keni marrë vendim që t’i transferoni kompetencat, nga drejtori te zëvendës drejtori edhe sekretari nëse nuk gaboj. Si ka ardhur deri te ky proces, a është vendim i juaj si ministër apo i kujt është ky vendim. Ne e kemi një situatë të ngjashme me një ndërmarrje tjetër, tash po flasim për Trepçën, nëse drejtorin e ka zgjedh AKP-ja dhe ndërkohë kompetencat kanë kalua te qeveria, ligji është në fuqi. Me çfarë baze ka me ardhur investitori kur ne nuk kemi as bord. Nëse kjo ka ndodh me drejtorin Ahmet Tmavën, çfarë veprime keni marrë me drejtorin në veri. A i ka kaluar edhe atij mandati”, tha Krasniqi.
Ndërsa ministri Lluka është përgjigjur se ngjashëm ka ndodh edhe me drejtorin që ndodhet në pjesën veriore.
“Është njëjtë, nuk është i autorizuar ai. Unë nuk jam fizikisht atje me shkuar. Normalisht, nuk guxon me dal në punë. Qysh nuk del në jug, qysh nuk del në Telekom, qysh nuk ish dashur me dal edhe në veri”, tha Lluka.
Bilall Sherifi, anëtar i Komisionit nga Nisma, i ka dal në mbrojtje ministrit, duke thënë se çështja e Trepçës nuk është çështje e mos vullnetit për zbatuar ligjin apo aftësisë për të organizuar, porse Trepça është çështje politike
“Çështja e Trepçës asnjëherë nuk ka qenë dhe nuk është çështje e mungesës të aftësisë për të organizuar Trepçën, çështje e aftësisë për të zbatuar ligje. Është çështje politike”, tha Sherifi.
Po ashtu anëtarët e Komisionit, kanë diskutuar edhe gjendjen e Postës dhe Telekomit, ku Lluka ka thënë se gjendja financiare e të dyja ndërmarrjeve është e rëndë.
Anëtarja e Komisionit nga radhët e LDK-së, Hykmete Bajrami, i ka kërkuar ministrit të di nëse mund në raste kur një drejtor menaxhues me performancë të dobët t’i lëshohet një rekomandim negativ në mënyrë që t’i pamundësohet konkurrimi.
“Një drejtor menaxhues me performancë tepër të dobët 4-5 vjeçare kryen mandatin në një ndërmarrje publike dhe na bëhet kryeshef në një ndërmarrje tjetër publike. Kjo faktikisht nuk ish dashur në fat të ndodh. Në qoftë se dikush ka pasur performancë negative atëherë jo vetëm t’i zgjatet mandati deri në plotësimin e bordit, por gjithsesi t’i lëshohet një rekomandim negativ që ai të paktën as të mos mund të konkurrojë për menaxhimin e ndërmarrjeve të tjera publike”, tha Bajrami.
Ministri Lluka tha se Posta vazhdon të ketë probleme financiare dhe duke operuar me humbje.
“Është një ndër kompanitë publike që operon me humbje, ka një qarkullim vjetor përafërsisht prej 10 milionë euro, vitin 2016 ka qenë pak më mirë me rreth 12 milionë euro, Në vitin 2017 Raporti nuk është i audituar. Sipas raporteve në vitin 2016 dhe sipas këtyre raporteve në vitin 2016-të, Posta ka pasur një humbje prej 1.5 milion euro, kurse në vitin 2017 një humbje prej 1.8 milion euro. Është me rëndësi të kuptohet se Posta rreth 40 për qind të të hyrave që i pranon posta janë nga qiraja që Telekomi që i paguan për shfrytëzimin e objekteve. Është një shumë mjaft e madhe, e cila në momentin që ne e privatizojmë Telekomin kjo do t’i sjellë humbje edhe më të mëdha”, tha Lluka
Edhe Telekomi sipas Llukës prej vitit 2013-të ka pasur rënie të të hyrave.
“Edhe Telekomi i Kosovës ka jashtëzakonisht sfida shumë të mëdha, që nga vitit 2013 ka pasur rënie të vazhdueshme të shërbimeve të shitjes, në vitin 2013 ka pasur rreth 130 milionë euro qarkullim, apo rreth 37 milionë euro fitim, kurse në vitin 2017 ka rreth 71 milionë euro shitje, kurse ka raportuar rreth 15 milionë euro humbje. Pra, në vazhdimësi ka pas rënie dhe ajo është një shqetësim”, tha ministri Lluka.
Ai ka theksuar se sipas raportimeve, Telekomi ka rreth 2291 punëtorë, me një pagë mesatare 980 euro, ndërsa shpenzimet e pagave janë diku rreth 27 milionë euro. /KP/ Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

EBC Cosmetics me oferta unike për Ditën e Gruas!

Të drejtat dhe regjistrimi i pronës në Kosovë: Për 5 muaj vizitohen mbi 6 mijë familje në kuadër të fushatës vetëdijësuese nga shoqëria civile

Eksportimi i domates, Peci thotë se ka shënuar rritje prej 2048 për qind

Njoftim me rëndësi nga Aeroporti i Prishtinës!

A keni fatura të larta të energjisë elektrike? UniSolar ofron zgjidhje ekonomike dhe ekologjike për ju!

Të drejtat dhe regjistrimi i pronës në Kosovë: Për 5 muaj vizitohen mbi 6 mijë familje në kuadër të fushatës vetëdijësuese nga shoqëria civile

Djathi Akadia: 4 arsye pse është djathi nr. 1 i rekomanduar për muajin e Ramazanit

Eksportimi i domates, Peci thotë se ka shënuar rritje prej 2048 për qind

Kompleks premium zyrash në New Jersey / Investimi i katërt i BALFIN Americas në SHBA

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Disa nga këngët e Unikkatilit me të vëllanë, i cili u gjet pa shenja jete në Prishtinë - kanë bashkë hite të pavdekshme

Bashkatdhetarët votuan me disa fletëvotime të zgjedhjeve të 2021-ës

A mund të sigurojë Evropa paqen në Ukrainë, pa SHBA-në?

Man Utd po shpreson ta rikthejë në ekip lojtarin të cilin e larguan para pesë viteve

Numërohen gjysma e votave të ardhura me postë, LVV e para në 8 komuna, pasojnë LDK dhe PDK

Kompania norvegjeze ndërpret furnzimin me karburant për forcat amerikane për shkak të politikës së SHBA-së ndaj Ukrainës