LAJMI I FUNDIT:

Telekomi i Serbisë hyn në tregun e Maqedonisë së Veriut, një ditë pas “Open Balkan”

Telekomi i Serbisë hyn në tregun e Maqedonisë së Veriut, një ditë pas “Open Balkan”

Siç raporton portali “360 stepeni”, sekretari i përgjithshëm i “Telekom Serbia”, Vlladimir Luçiq bëri të ditur se kompania që udhëheq ai do të zgjerojë biznesin në Maqedoninë e Veriut.

Në deklaratë për “Tanjug”, Luçiq thotë se sot ka filluar themelimi i firmës “Telekom Serbia” në Maqedoninë e Veriut, ndërsa në tregun e Maqedonisë do të përfaqësohen me emrin “Mtel”.

Luçiq thekson se “Mtel” do të fillojë me punë për një muaj dhe në fillim oferta do të jetë vetëm televizor satelitor, ndërsa deri në fund të këtij viti, përdoruesve potencial do t’u mundësohet edhe telefoni mobile dhe internet optik.


“Për ne janë shumë të rëndësishme vendimet që janë miratuar në Forumin Ekonomik në Shkup. Ne jemi kompani që dëshiron të jetë lidere në rajon dhe kemi plan që përveç Maqedonisë së Veriut të zgjerohemi edhe në tregun e Shqipërisë”, tha Luçiq./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Procesohen pothuajse të gjitha votat për kandidatët, KQZ publikon rezultatet e korrigjuara për parti

Procesohen pothuajse të gjitha votat për kandidatët, KQZ publikon rezultatet e korrigjuara për parti

Politikë
Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Politikë
Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Politikë
Skandal në Aeroportin e Beogradit: Vajza portugeze keqtrajtohet veç pse mbante një bluzë me flamurin shqiptar

Skandal në Aeroportin e Beogradit: Vajza portugeze keqtrajtohet veç pse mbante një bluzë me flamurin shqiptar

Lajme
Masat e BE-së e penguan zhvillimin e Kosovës, por jo Kurtin

Masat e BE-së e penguan zhvillimin e Kosovës, por jo Kurtin

Lajme

"Nuk ka logjikë", Gjini: Nuk besoj që Limaj do të shkojë në koalicion me Kurtin

Lajme
Kalo në kategori