Superbrands” si organizata më e madhe botërore që funksionon si arbitër i brendeve, përmes këshillit të vet vlerësues të ekspertëve, edhe për vitin 2019/2020 i ka dhënë portalit Telegrafi.com statusin Superbrands!

Pjesëmarrja në “Superbrands” bëhet vetëm me ftesë dhe i ofrohet vetëm brendeve më të mira në kategoritë e tyre. Arritja e statusit të Superbrands forcon pozicionin e markave, shton prestigj dhe siguron konsumatorët dhe furnitorët se po blejnë markën më të mirë në kategorinë e saj.


1 168 Në foto: Historiku, zhvillimet, arritjet e çdo gjë tjetër rreth Telegrafit - shkruar në librin Superbrands!

Kjo organizatë ia dhuron statusin “Superbrands” vetëm brendeve elite në kategoritë e tyre, ndërkaq Këshilli Superbrands përbëhet nga ekspertë dhe figura të shquara nga vertikale të industrive të ndryshme, të cilët në mënyrë të pavarur vlerësojnë brendet.

1 2

Telegrafi.com për të katërtën herë radhazi ka arritur të merr statusin "Superbrands" si meritë e inovacioneve të vazhdueshme që i sjell në tregun medial kosovar, duke arritur ta ruajë kredibilitetin, reputacionin dhe besueshmërinë teksa i adapton trendet më bashkëkohore të teknologjisë.

WhatsApp Image 2021 07 26 at 13.06.41