Pjesa më e padëshiruar në Galaxy Fold, mund të arrijë edhe në telefonin e ri të palosshëm nga Samsung, që do të quhet Z Flip.
Fjala është për pjesën në mes ku mbyllet telefoni, e cila vazhdon të duket edhe kur hapet ekrani në tërësi, transmeton Telegrafi.
Max Weinbach është hulumtuesi i teknologjisë moderne, që ka gjetur, të dhëna shtesë rreth këtij smartfoni.
“Samsung Ultra Thin Glass”, thuhet se do të përdoret në ekranin e Galaxy Z Flip, njëjtë sikurse është përdorur edhe te Galaxy Fold.
Ky material, nuk është treguar si suksesshëm, që të mos lë shenja dhe të mos duket hapësira ku bëhet mbyllja e telefonit.
Sipas të njëjtit burim, që ende nuk është konfirmuar nga Samsung, në Z Flip do të jetë skaneri për shenjat e gishtit, si dhe kamera me 12MP.
Kapaciteti i mbushjes është me 12Ë, derisa ka mundësi të mbushet me wireless dhe ta lëshojë sërish atë energji në ndonëj telefon tjetër.
Dynamic AMOLED thuhet se do të jetë ekrani i Samsung Z Flip, që pritet të prezantohet krahas S20. /Telegrafi/