Një komunikatë e orëve të mbrëmjes së të premtes, nga Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, ka bërë të ditur mbi një komunikim telefonik mes ndihmës-sekretares së Shtetit për Çështjet Europiane dhe të Euroazisë, Victoria Nuland, dhe kreut të Partisë Demokratike, Lulzim Basha.
Sigurisht që në qendër të telefonatës ka qenë reforma në drejtësi, teksa Nuland ka nxitur udhëheqësin e opozitës për përparim në lidhje me miratimin e kësaj reforme.
Victoria Nuland ka theksuar se krerët e partive politike duhet ta përdorin takimin e 6 qershorit mes Bashës dhe kryeministrit Rama, për të rënë dakord mbi miratimin e shpejtë të një reforme kuptimplotë dhe tërësore në drejtësi.
Nuland nënvizoi gjithashtu se kjo reformë gëzon mbështetje të gjerë mes popullit shqiptar, ndërsa mbetet prioritet i lartë në marrëdhëniet mes SHBA-ve dhe Shqipërisë, por edhe për përparimin e Shqipërisë drejt Bashkimit Europian.
Nga ana e tij, Basha rikonformoi qëndrimin e Partisë Demokratike në mbështetje të formulës së vendeve të rezervuara të propozuar nga SHBA dhe BE që prej muajit shkurt 2016 për institucionet e reja të sistemit të drejtësisë, si dhe e njohu ndihmës-sekretaren e Shtetit me zgjidhjet e propozuara nga PD për thjeshtimin e arkitekturës së drejtësisë në funksion të moskapjes politike.
Duke theksuar se korrupsioni në drejtësi është produkt dhe pasojë e korrupsionit politik, Basha nënvizoi vendosmërinë e opozitës për të garantuar kushtet për zgjedhje të lira dhe të ndershme dhe në veçanti për votimin biometrik dhe elektronik, si prioriteti kryesor i demokracisë shqiptare.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Takim i rëndësishëm në Tiranë – Drejtori i Policisë së Kosovës ndjek nga afër stërvitjen e RENEA-s

Zgjedhjet në Shqipëri, 42 mijë shtetasve nga diaspora u refuzohet aplikimi

Shala për grisjen e Kuranit në Prizren: Akt që duhet hetuar pa emocione nga organet e sigurisë

Një burrë dyshohet se ka grisur Kuranin në Prizren - kapet nga kamerat e sigurisë

Numërimi i votave të diasporës drejt fundit, Muharremi jep projeksionet e shpërndarjes së mandateve

Ramabaja kërkon hetime: Strukturat e LDK-së në Gjermani kanë bërë “inxhiniering” të votave të diasporës

AAK në Prizren dënon aktin e grisjes së Kuranit

"Thasë me vota të diasporës janë lënë në stacione të autobusëve", analistët: Procesi i votimit i kontaminuar

Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Disa nga këngët e Unikkatilit me të vëllanë, i cili u gjet pa shenja jete në Prishtinë - kanë bashkë hite të pavdekshme

Bashkatdhetarët votuan me disa fletëvotime të zgjedhjeve të 2021-ës

A mund të sigurojë Evropa paqen në Ukrainë, pa SHBA-në?

Man Utd po shpreson ta rikthejë në ekip lojtarin të cilin e larguan para pesë viteve

Numërohen gjysma e votave të ardhura me postë, LVV e para në 8 komuna, pasojnë LDK dhe PDK

Kompania norvegjeze ndërpret furnzimin me karburant për forcat amerikane për shkak të politikës së SHBA-së ndaj Ukrainës