LAJMI I FUNDIT:

Tela gjemborë në kufijtë e BE-së, Gjermania e konsideron mbrojtjen e kufijve si legjitime

Tela gjemborë në kufijtë e BE-së, Gjermania e konsideron mbrojtjen e kufijve si legjitime

Ministri i Brendshëm gjerman Horst Seehofer vlerësoi sot legjitime dëshirën për të mbrojtur kufijtë, ndërsa vendet evropiane po kërkojnë ndihmën e BE-së për të ngritur mure me tela gjemborë për të parandaluar ardhjen masive të emigrantëve.

Polonia kërkoi 350 milionë euro dhe mobilizoi mijëra trupa në kufi për të ndërtuar një gardh në kufirin e saj me Bjellorusinë.

I pyetur për nevojën e gardhit të ndërtuar nga Polonia, ministri i Brendshëm tha për Bild se “duket legjitime për ne që të mbrojmë kufirin e jashtëm (të BE-së) për të parandaluar kalimet e paligjshme”.


Mijëra emigrantë, kryesisht nga Lindja e Mesme, janë përpjekur të kalojnë kufirin që nga gushti, në një lëvizje migrimi që BE beson se Bjellorusia e ka inkurajuar në përgjigje të sanksioneve të Bashkimit Evropian.

Lituania ka nisur gjithashtu ndërtimin e një gardhi me tela gjemborë përgjatë kufirit të saj me Bjellorusinë.

Ministrat e brendshëm nga 12 vende (Austri, Bullgari, Qipro, Danimarkë, Estoni, Greqi, Hungari, Lituani, Letoni, Poloni, Republikë Çeke dhe Sllovaki) më 7 tetor i shkruan një letër KE-së përmes së cilës kërkohet që BE-ja të financojë ndërtimin.

Të premten, presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen u përgjigj se Bashkimi Evropian nuk do të financojë “tela dhe mure gjembore” në kufij.

Seehofer gjithashtu paralajmëroi sot se kontrollet në kufirin me Poloninë do të forcohen dhe se një forcë policore prej 800 personash ishte vendosur tashmë.

“Nëse është e nevojshme, jam i gatshëm t’i forcoj edhe më tej”, tha ai.

Sipas Ministrisë së Brendshme gjermane, rreth 5700 persona kanë kaluar ilegalisht kufirin mes vendit dhe Polonisë që nga fillimi i vitit.

Një trafikant i dyshuar i qenieve njerëzore u arrestua të shtunën pasi 31 emigrantë nga Iraku u gjetën në një furgon pranë kufirit polak.

Seehofer, i cili përjashtoi mbylljen e kufirit me Poloninë, i shkroi homologut të tij polak Mariusz Kaminski javën e kaluar dhe i sugjeroi që të rrisë patrullimet e përbashkëta përgjatë kufirit para një numri në rritje të emigrantëve.

Mariusz Kaminski u përgjigj se Polonia do të ofronte “mbështetje të plotë” për këto masa. /kp/Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Shtëpia e Bardhë: Lufta Rusi-Ukrainë mund të përfundojë këtë javë

Shtëpia e Bardhë: Lufta Rusi-Ukrainë mund të përfundojë këtë javë

Botë
Një përmbledhje – edhe përmes grafikëve – se si Ukraina ka ndryshuar në tri vitet që nga pushtimi në shkallë të plotë nga Rusia

Një përmbledhje – edhe përmes grafikëve – se si Ukraina ka ndryshuar në tri vitet që nga pushtimi në shkallë të plotë nga Rusia

Botë
Pas “rezultatit historik” në zgjedhjet në Gjermani, Weidel e AfD-së thotë se mori urime nga Elon Musk

Pas “rezultatit historik” në zgjedhjet në Gjermani, Weidel e AfD-së thotë se mori urime nga Elon Musk

Evropa
Kancelari i ardhshëm i Gjermanisë thotë se Evropa duhet

Kancelari i ardhshëm i Gjermanisë thotë se Evropa duhet "të arrijë pavarësinë" nga SHBA

Botë
Zbulohet harta që premtonte të sillte paqe në Lindjen e Mesme

Zbulohet harta që premtonte të sillte paqe në Lindjen e Mesme

Azia
Ursula von der Leyen mbërrin në Kiev me 3.5 miliardë euro ndihmë të re financiare për Ukrainën

Ursula von der Leyen mbërrin në Kiev me 3.5 miliardë euro ndihmë të re financiare për Ukrainën

Botë
Kalo në kategori