LAJMI I FUNDIT:

Tejkaloi në vijë të plotë, qytetari e incizoi dhe njoftoi Policinë – dënohet shoferi që shkeli rregullat e trafikut

Foto: Ilustrim

Policia e Kosovës bëri të ditur se sot policët e Njësisë së Komunikacionit Rrugor në Ferizaj kanë ftuar në stacion shoferin N.D., 36 vjeç, i cili më datë 26.02.2025 kishte kryer një kundërvajtje në komunikacion në rrugën magjistrale Ferizaj-Kaçanik, në afërsi të fshatit Nikaj, Kaçanik, duke tejkaluar një veturë tjetër në zonën e shënuar me vijë të plotë.

Pas verifikimit të pamjeve video të dërguara nga një qytetar përmes aplikacionit digjital “Lajmëro Policinë”, policia i shqiptoi shoferit një gjobë prej 200 eurosh, 2 pikë negative dhe masën mbrojtëse të heqjes së patentë-shoferit për 3 muaj.

Policia Rajonale e Ferizajt falënderon qytetarët për bashkëpunimin dhe inkurajon të gjithë të raportojnë çdo shkelje në komunikacion.

Shkeljet mund të raportohen në stacionin më të afërt policor, përmes aplikacionit digjital “Lajmëro Policinë”, si dhe në numrat kujdestarë: 192; 0290/326-250; 0290/322-406

Të dhënat e raportuesve do të ruhen në konfidencialitet të plotë thonë nga Policia. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
“Hekurudha Kuq e Zi”, Balluku: Ka përfunduar studimi i fizibilitetit, i hapet rrugë realizimit të veprës infrastrukturore më të rëndësishme për kombin

Lajme
Po vazhdon numërimi i fletëvotimeve nga votimi me postë, KQZ thotë se procesi po zhvillohet në prezencë të vëzhguesve të akredituar

Çka preferohet dhe çka nuk preferohet të konsumojmë në syfyr? Shpjegon nutricistja Rexhepi

Shëndetësi
Çka preferohet të hamë për iftar? Flet nutricistja Rexhepi

Çka preferohet të hamë për iftar? Flet nutricistja Rexhepi

Lajme
Tejkaloi në vijë të plotë, qytetari e incizoi dhe njoftoi Policinë – dënohet shoferi që shkeli rregullat e trafikut

Tejkaloi në vijë të plotë, qytetari e incizoi dhe njoftoi Policinë – dënohet shoferi që shkeli rregullat e trafikut

Kronika e Zezë
KQZ publikon rezultatet e para të votave të diasporës të ardhura me postë

Politikë
Kalo në kategori