Teatri i Mitrovicës bashkon sërish aktorët, fillojnë provat për komedinë "Provinca"

Teatri “Muharrem Qena” në Mitrovicë ka bashkuar sërish aktorët për një shfaqje të re.
Sot kanë filluar provat për shfaqjen që do të jetë e zhanrit komedi dhe do të quhet “Provinca”, shkruan Telegrafi.
Siç ka njoftuar teatri i qytetit, kjo shfaqje është nën regjinë e Ard Islamit, derisa bëhet e ditur se ka plot humor dhe situata komike të papritura.
“Kjo vepër e re, plot humor dhe situata komike të papritura, premton të sjellë një eksperiencë të paharrueshme për publikun e Qytetit të Mitrovicës”, thuhet në njoftim.
Në këtë shfaqje luajnë aktorët: Fisnik Ademi, Butrint Lumi, Venera Bojaj, Fatmir Haliti dhe Blerina Veseli. /Telegrafi/
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals
















































