Teatri Kombëtar i Kosovës ka shprehur ngushëllime për vdekjen e regjisores Vjosa Berisha.

Në një postim të shpërndarë në rrjete sociale, shprehën ngushëllime për familjet Berisha - Istrefi si dhe për të gjithë bashkëpunëtorët.


“Me dhimbje të thellë pranuam lajmin për humbjen e bashkëpunëtores dhe mikes së Teatrit Kombëtar të Kosovës, Vjosa Berisha!”, thuhet në njoftim.

Screenshot 2 80 Foto: Screenshot/Facebook

“Teatri Kombëtar i Kosovës ju shprehë ngushëllime të sinqerta familjeve Berisha dhe Istrefi si dhe të gjithë bashkëpunëtorëve”, vazhdon më tutje njoftimi.

Vjosa vdiq ditën e sotme (e enjte) në moshën 49-vjeçare, gjersa lajmi u konfirmua nga bashkëshorti i saj, regjisori Fatos Berisha.

Screenshot 3 67 Foto: Screenshot/Instagram

Ajo prej më shumë se një viti ishte diagnostikuar me kancer në vezore.

E ndjera la pas një karrierë të bujshme artistike, e shumë projekte filmike. /Telegrafi/

Screenshot 4 53 Foto: Screenshot/Instagram