LAJMI I FUNDIT:

Të zvogëlohet pragu zgjedhor dhe numri i deputetëve

Të zvogëlohet pragu zgjedhor dhe numri i deputetëve

Njohësi i proceseve zgjedhore, Mazllum Baraliu ka mirëpritur nisjen e reformës zgjedhore nga presidenti i vendit.

Ai ka thënë se një reformë zgjedhore e mirëfilltë mund të ndodhë nëse do të ketë përfshirje të plotë të gjithë spektrit politik dhe shoqërisë civile.

Në këtë intervistë dhënë për gazetën “Epoka e re”, Baraliu ka propozuar që pragu zgjedhor të ulet në 3.5 për qind.


Ai ka thënë se zvogëlimi i pragut zgjedhor do ta bënte shumë më fleksibil krijimin e koalicioneve qeverisëse, kurse qeveria do të ishte më gjithëpërfshirëse.

Baraliu ka theksuar se në këtë reformë zgjedhore duhet të përfshihet edhe zvogëlimi i numrit të deputetëve dhe ndryshimi i sistemit zgjedhor.

“Ndodh që një komunë e vogël në Kuvendin e Kosovës të ketë deri në gjashtë deputetë, ndërsa disa komuna të tjera nuk përfaqësohen me asnjë deputet”, ka theksuar Baraliu. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Protestat masive në Serbi, sugjerohet që Kosova të mos ndërhyjë

Protestat masive në Serbi, sugjerohet që Kosova të mos ndërhyjë

Lajme
Vdes infermierja Bedrije Gashi, shërbej për tre dekada në Klinikën e Neonatologjisë

Vdes infermierja Bedrije Gashi, shërbej për tre dekada në Klinikën e Neonatologjisë

Lajme
KQZ publikon video ku jep udhëzimet se si duhet plotësuar fletëvotimin, fton qytetarët të votojnë më 9 shkurt

KQZ publikon video ku jep udhëzimet se si duhet plotësuar fletëvotimin, fton qytetarët të votojnë më 9 shkurt

Lajme
Rreziku kimik dhe radiologjik, ekipi italian i KFOR-it kryen kontrolle në një fabrikë në Pejë

Rreziku kimik dhe radiologjik, ekipi italian i KFOR-it kryen kontrolle në një fabrikë në Pejë

Lajme
Gjashtë vjeçari humb jetën në spitalin e Lushnjës, “pësoi arrest kardiak sapo u fut në ambulancë për Tiranë”

Gjashtë vjeçari humb jetën në spitalin e Lushnjës, “pësoi arrest kardiak sapo u fut në ambulancë për Tiranë”

Lajme
Pjesëmarrja e diasporës në zgjedhje, KQZ do të angazhojë 414 anëtarë për Këshillat e Vendvotimit në 19 shtete

Pjesëmarrja e diasporës në zgjedhje, KQZ do të angazhojë 414 anëtarë për Këshillat e Vendvotimit në 19 shtete

Lajme
Kalo në kategori