Site icon Telegrafi

Të vërteta apo jo, këto tetë fotografi të frikshme fantazmash thuhet se kanë hyrë në histori

Një foto vlen sa mijëra fjalë, ndaj dhe fotot e deklaruara se kanë kapur lëvizje fantazmash shpesh krijojnë debate të shumta.

Fantazmat kanë qenë gjithnjë temë interesante për njeriun, qoftë ngaqë mund të ekzistojë mundësia që rrotull teje të jetë një prani që ti nuk e ndien dot, ose thjesht nga frika që ngjall diçka e tillë.

Mediat kanë postuar herë pas here foto të cilat janë thënë se kanë kapur një çast kur fantazmat kanë qenë në veprim e sipër.

Por ndërkohë që shumë të tilla kanë qenë mashtrim, disa kanë qenë më të besueshme e kanë ngjallur më shumë debat.

Në kohët e sotme është edhe më e lehtë të diktohet kur një foto është e manipuluar apo jo.

Ndërkohë, këto janë tetë rastet kur fotot e fantazmave kanë ngjallur frikë e debate, qofshin të vërteta apo jo.

Kjo foto është bërë në vitin 1920 nga Uilliam Houp, i cili u mbajt mend për fotografitë e sajuara. Por edhe pse kjo foto dihet që është e rreme, fotoja është shumë e frikshme.
Kisha e Krishtit në North Jorkshër është ndërtuar në vitin 1870, por u bë me para të zhvatura nga Frederik Vajner, që u rrëmbye në moshën 23-vjeçare dhe u vra para se të jepeshin paratë e shpërblesës. Mamaja e tij i përdori paratë për të ndërtuar këtë kishë në kujtim të të birit. Në foto duket sikur është kapur shpirti i një murgu, në vitin 1963.
Shumë ndërtesa mbretërore thuhet se kanë fantazma. Ndërtesa në foto është ndërtuar në vitin 1636, me porosi të Anës së Danimarkës. Shkallët e veçanta u bënë të vetmet me atë formë gjeometrike, pa mbështetje në qendër, në të gjithë Britaninë. Në vitin 1966, një prift kanadez fotografoi shkallët dhe panë hijen e një personi që dukej po ngjitej, dhe sikur ndiqej nga dy të tjerë.
Fantazma e Skuadronit Godard. Në këtë foto ka dalë një ekip i madh ushtarakësh. Prapa njërit prej ushtarëve shihet koka pa kapelë e mekanikut Fredi Xhekson. Problemi është se Xhekson ishte i vdekur kur ishte shkrepur fotoja, dhe kishte vdekur pikërisht te ai vend.
Në vitin 1995, bashkia e qytetit Uem në Angli u dogj. Fotografi Toni Orahilli kapi në foto fytyrën e një vajze te dera, teksa ndërtesa digjej në flakë. Në vitin 1677, një vajzë e vogël rrëzoi një qiri dhe Uemi u dogj si kurrë ndonjëherë në histori.
Fantazma Amitivill, te shtëpia DeFeo, ku Ronald Defeo vrau gjithë familjen dhe u dënua me burgim të përjetshëm në vitin 1975. Por një vit më pas, te shtëpia ku thuhej se ka fantazma u kap kjo foto. Te dera e hapur është një fytyra e një djali të fshehur në hije, me sytë që i shkëlqejnë.
Alis Springs, Australi, 1959, tregon pamjen e një fantazme me dylbi.
Në vitin 1936,Hubert Provanddhe Indre Shira duhej të fotografonin një shtëpi fshati në Norfolk, Angli, por teksa fotografonin shkallët, u pa diçka e çuditshme: një qenie në formë veli që zbriste ngadalë shkallët. Shira dhe Provand bënë një foto tjetër dhe kur e lanë filmin panë atë që dukej si fantazmë. /tch/
Exit mobile version