Të vaksinuarit sipas profesioneve: Mbi 16 mijë mësimdhënës dhe 21 mijë infermierë janë vaksinuar në Kosovë

Mbi 1.3 milionë është numri i dozave të vaksinave anti-COVID që janë administruar në Republikën e Kosovës, që nga fillimi i fushatës së imunizimit ndaj këtij virusi.
Sipas të dhënave të publikuara nga Ministria e Shëndetësisë, më së shumti persona që kanë marrë vaksinën anti-COVID-19, janë deklaruar si amvise, ndërkaq në vendin e dytë janë pensionistët.
Të dhënat tregojnë se në Kosovë me të paktën një dozë të vaksinës janë imunizuar 16 mijë e 349 mësimdhënës dhe 21 mijë e 686 infermierë.
Në listën e MSH-së, për të vaksinuarit në bazë të profesionit në dhjetë vendet e para janë: amviset, të pensionuarit, studentët, të papunësuarit, punëtorët, ekonomistët, infermierët, punëtorët e rastit, mësimdhënësit e të tjerë.
Sipas të dhënave të publikuara nga “Our World in Data”, Kosova ka lënë pas të gjitha vendet e rajonit, sa i përket vaksinimit të popullsisë, ku tashmë 45 për qind e popullsisë kanë marrë të paktën një dozë të vaksinës anti COVID-19, shkruan Telegrafi.
Serbia, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut, Shqipëria dhe Bosnje e Hercegovina qëndrojnë të gjitha pas Kosovës në këtë listë.
Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, spt ka bërë të ditur se në 24 orët e fundit janë dhënë 14.149 doza të vaksinës kundër COVID-19.
“Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.357.810 doza të vaksinës. Deri më sot 551.601 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë. Nga 3.327 testime, 56 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19”, njofton MSH.
Gjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar 4 raste të vdekjes.
MSH po ashtu bën të ditur se sot janë shëruar 281 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 154.881
Në total numri i rasteve aktive është 2.330. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Misteri i palestinezit që vrau vajzën në Tiranë, kishte edhe pasaportë të Kosovës

Rinumërimi në Vushtrri, Xhafer Tahirit i hiqen 88 vota - pëson edhe vetë Rrezarta Krasniqi që ishte ankuar

Qeveria ndan mjete financiare për përmbushjen e obligimit të arbitrazhit, që lidhet me Hotelin Grand

Durrësi e nis më herët sezonin turistik

Rrëfimet e grave që ishin pjesë e UÇK-së

Armatimet, çekët me sytë nga Uzina e Mjekësit - duan partneritet me Shqipërinë në mbrojtje

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Teuta Krasniqi dhe Adonis Morina në krizë martesore?

Merr fund martesa e Shpend Ahmetit dhe bashkëshortes së tij Ardianës?

Xheneta nis njohje të re me një mashkull misterioz?

Publikohen pamjet se si Laporta dhe Deco u larguan nga stadiumi pas vdekjes tragjike të doktorit

Mbappe reagon për vdekjen e doktorit të Barcelonës

Nga frizerkë në fermere, historia e suksesit të Kreshnike Rugovës nga Peja