Këngëtarja e njohur e estradës shqiptare, Kida, ka paralajmëruar një projekt të ri muzikor.
Ajo ka njoftuar se po vjen në një bashkëpunim me yjet e hip hop-it, Lyrical Son dhe MC Kreshën.
Siç bëri të ditur Orhidea Latifi (emri i vërtetë), kënga e tyre do të lansohet më shpejt ngase pritet.
“Vjen më shpejt se sa mendoni. Fluturu”, ka qenë përshkrimi që ia ka vënë postimit.
Në njërën fotografi shfaqet përkrah Lyrical Son, gjersa në tjetrën me MC Kreshën, që besohet se janë të shkëputura nga klipi i ri.
Kënga nuk ka dyshim se do të pritet mirë e do të pëlqehet nga fansat dhe publiku.
Artistët në fjalë veç projekteve janë mëse të angazhuar me mbrëmje e koncerte përreth trojeve shqiptare. /Telegrafi/