Mbi 24 mijë nxënës të klasave të nënta të shtunën do t’i nënshtrohen pjesës së parë të Testit të Arritshmërisë, i cili do të mbahet në 176 qendra të testimit, ndërkaq, të angazhuar për mbarëvajtje të këtij procesi janë rreth 1600 administrues.
Pjesa e dytë e Testit do të mbahet më 14 qershor dhe nxënësit do të kenë mundësi që gjatë dy ditëve të përgjigjen në 200 pyetje, 4 lëndë në ditën e parë dhe 5 lëndë në ditën e dytë të testimit.
Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci me këtë rast ka vizituar shkollën fillore të mesme të ulët “Dardania” në Prishtinë, ku ka biseduar rreth organizmit të Testit të Arritshmërisë, me nxënës, mësimdhënës dhe drejtues të kësaj shkolle.
Duke rikujtuar se nxënësit e kësaj gjenerate janë përballuar me vështirësitë e krijuara nga pandemia COVID-19, ministrja Nagavci tha se ata do të kenë në dispozicion 2 orë për tu përgjigjur në pyetjet e parashtruara, për të cilat edhe shprehu bindjen se do të jenë në përputhje me atë çfarë kanë mësuar gjatë shkollimit.
Sa i përket uljes së përqindjes së pikëve për regjistrim në shkolla të mesme të larta, nga 60 në 40 për qind, ministrja Nagavci theksoi se, qëllimi i vetëm ka qenë që nxënësit të mos penalizohen për punën që kanë bërë për nëntë vite, vetëm sepse gjatë ditës së testimit kanë mund të mos japin maksimumin, raporton kp.
Duke qenë se i tërë procesi organizohet në bashkëpunim me DKA-të, ministrja Nagavci ka kërkuar përgjegjësi nga të gjithë akterët e përfshirë në proces, si dhe respektim të plotë të rregullave të caktuara.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Reagon Haradinaj: E keqja ka emër - Albin Kurti

Ibishi nuk e përjashton një koalicion të LDK-së me LVV-në

Kryetari i Listës Serbe renditet i shtati për nga numri i votave, prin Branislav Nikoliq

Tre kandidatë për deputetë morën vetëm nga dy vota në zgjedhje

Haradinaj deputet në gjitha legjislaturat që nga paslufta, disa nga veteranët e Kuvendit me mbi 6 mandate

Aksion i policisë në veri - mbyllen dy qendra ilegale, dyshohet se përmes tyre qytetarët u kushtëzuan të votonin një parti politike

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Tre kandidatë për deputetë morën vetëm nga dy vota në zgjedhje

Detaje të reja nga KQZ: Vetëm në tri komuna kanë mbetur votat pa u numëruar

Kandidatja për deputete nga Lista për Familje: E votova veten por nuk më figuron, ka manipulime

Flick emëron një klub që mund ta pengojë Barcelonën të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

“Kamera në hotele për t’i shantazhuar politikanët”, gazetari Panduri tregon detaje se çka zbuloi AKI-ja për spiunët e BIA-s serbe

Limaj, vetë i treti do t'i bashkëngjitej koalicionit qeverisës