Të shtënat ndërprenë festën e tifozëve të Denver Nuggets

Nëntë persona u plagosën nga të shtënat masive në mesnatë në Denver, në një zonë ku tifozët e basketbollit kishin festuar titullin e parë të NBA nga Nuggets.
Lajmi është konfirmuar nga policia që ka bërë të ditur se e ka arrestuar një të dyshuar – transmeton ESPN lajmin e Associated Press.
Të shtënat ndodhën rreth orës 0:30 me orën lokale – rreth tre orë e gjysmë pas ndeshjes – dhe tre nga të plagosurit ishin në gjendje më të rëndë – është thënë në një deklaratë të lëshuar nga Departamenti i Policisë së Denverit.
I dyshuari ishte një nga gjashtë personat tjerë të lënduar që besohet se nuk janë në rrezik për jetën.
Të shtënat ndodhën rreth dy kilometra larg nga Ball Arena, ku Nuggets mposhtën Miami Heat në ndeshjen e pestë të finaleve të NBA të hënën mbrëma.




















































