LAJMI I FUNDIT:

Të shtënat me armë zjarri gjatë ahengjeve familjare, policia arreston 13 persona – konfiskon armë dhe municion

Të shtënat me armë zjarri gjatë ahengjeve familjare, policia arreston 13 persona – konfiskon armë dhe municion
Foto: Ilustrim

Trembëdhjetë persona janë arrestuar në 24-orët e fundit në rajonin e Pejës, Gjakovës dhe Ferizajt, pasi të njëjtit dyshohet se kanë shtënë me armë zjarri në ahengje familjare.

Të dyshuarit tashmë janë dërguar në mbajtje, ndërsa policia ka sekuestruar armë dhe municion në këto rajone, transmeton Telegrafi.

“Drejtoria Rajonale e Policisё nё Pejё, gjatё vikendit ka pranuar informacione se ka tё shtёna nё ahengje familjare nё Pejё dhe Klinё, nga njёsitet relevante janё gjetur dhe sekuestruar:  Njё armё pistoletё Blow Tr 17 cal 9mm, njё armё pistoletё Blow Tr 17 cal 9mm, njё armё pistoletё TT, njё karikator tё sё njejtёs armё, njё  armё pistoletё Zoraki cal 9mm, njё karikator tё sё njëjtёs armё dhe 59 gёzhoja”, thuhet në njoftim.


Policia shton tutje se katёr nga pёrsonat e dyshuar pas intervistimit mё vendim tё prokurorit dёrgohen nё mbajtje pёr 48- orё, ndёrsa njёri nga tё dyshuarit lirohet nё procedurё te rregullt.

Ndërsa, policia në Gjakovë njofton se në dy ahengje familjare ka pasur të shtëna me armë zjarri.

“Patrulla policore e Stacionit Policor në Gjakovë rreth orës 23:00 pasi ishte njoftuar për të shtëna me armë zjarri në një aheng familjar në rrugën “Ardhmëria” fshati Madanaj-Gjakovë, ka
arritur të identifikon dhe arreston një të dyshuar (R. K., i lindur në vitin 1983 mashkull kosovar) mbi dyshimin se i njëjti kishte shtënë me armë zjarri. Në cilësinë e provave materiale është
sekuestruar një pistoletë dhe katër gëzhoja”, bëhet e ditur nga policia.

Policia shton tutje se në rastin e dytë në fshatin Skivjan në Gjakovë është arrestuar i dyshuari K.B., mashkull kosovar i lindur në vitit 1985 pasi që në një aheng tjetër familjar kishte shtënë me armë zjarri.

“Në posedim të të dyshuarit është gjetur dhe sekuestruar një pistoletë (e cilat dyshohet të jetë përdorur në rast) si dhe janë gjetur gjashtë gëzhoja”.

Kurse në Ferizaj, policia njofton se ka arrestuar gjashtë persona, pasi të njëjtit dyshohet se kanë shtënë me armë zjarri gjatë një ahengu familjarë.

“Policia e stacionit në Ferizaj me datën 27.07.2024 rreth orës 17:00 ka pranuar një informacion se në fshatin Koshare të Ferizajt, në një aheng familjarë kishte të shtëna me armë të zjarrit. Policët e rendit dhe hetuesit policorë menjëherë janë nisur në atë drejtim dhe kanë arritur të identifikojnë disa persona, tek të cilët janë gjetur armë të zjarrit, me të cilat dyshohet se kishin shtënë gjatë ahengut”, thuhet në njoftim.

Tutje, policia bën të ditur se të dyshuarit janë dërguar në stacionin e policisë në Ferizaj dhe pas intervistimit nga policët hetues,  me vendim të prokurorit kujdestar nga Prokuroria Themelore në Ferizaj,  gjashtë persona janë ndaluar në mbajtje për 48 orë për procedura tjera hetimore.

Ndërsa si provë materiale janë sekuestruar katër armë të zjarrit,  një pushkë gjysmë-automatike, tri pistoleta dhe sasi e municionit.

Rasti është cilësuar “Përdorim i armës apo mjetit të rrezikshëm” , ” Armëmbajtje pa leje ” dhe “Shkaktimi i rrezikut të përgjithshëm”.

Policia e Kosovës ka bërë apel që qytetarët të mos përdorin armë zjarri gjatë festave./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Zbulimi i kultivimit të hashashit nën tokë, kryeprokurori i Pejës: Kemi dyshime për laborator droge

Zbulimi i kultivimit të hashashit nën tokë, kryeprokurori i Pejës: Kemi dyshime për laborator droge

Kronika e Zezë
Cakolli: Qeveria aktuale ushtron të gjitha kompetencat e saj kushtetuese deri në certifikimin e rezultateve nga KQZ

Cakolli: Qeveria aktuale ushtron të gjitha kompetencat e saj kushtetuese deri në certifikimin e rezultateve nga KQZ

Lajme
Raportimet për tërheqjen e trupave amerikane, “OCTOPUS” i quan propagandë dhe manipulim për të krijuar frikë në Ballkan

Raportimet për tërheqjen e trupave amerikane, “OCTOPUS” i quan propagandë dhe manipulim për të krijuar frikë në Ballkan

Lajme
Supremja hedh poshtë kërkesën e Salih Mustafës për zbutje të dënimit

Supremja hedh poshtë kërkesën e Salih Mustafës për zbutje të dënimit

Drejtësi
“Fëmijët tri, katër orë para ekraneve” - psikologia Deliu tregon sa për qind të rasteve i trajton nga varësia teknologjike

“Fëmijët tri, katër orë para ekraneve” - psikologia Deliu tregon sa për qind të rasteve i trajton nga varësia teknologjike

Shëndetësi
Cila është mosha më e përshtatshme për dërgimin e fëmijëve në kopsht – shpjegon psikologia Deliu

Cila është mosha më e përshtatshme për dërgimin e fëmijëve në kopsht – shpjegon psikologia Deliu

Lajme
Kalo në kategori