Mediat ndërkombëtare raportojnë për të shtëna masive në sallën më të madhe të koncerteve në Moskë.

Sipas medias ruse Baza, 12 persona kanë vdekur ndërsa mediat e tjera raportojnë për 10 viktima dhe disa dhjetëra të plagosur.


Të shtënat kanë nisur para një koncerti të grupit “Picnik” në Crocus City Hall.

https://twitter.com/nexta_tv/status/1771231434365100210

Tashmë janë publikuar edhe disa video në rrjetet sociale teksa shihen disa persona të armatosur duke kryer sulmin.

Gjithashtu në pamjet e para shihen disa persona të shtrirë në tokë, të cilët thuhet se kanë vdekur.

Ndryshe, çatia e “Crocus City Hall” ka filluar të digjet ndërsa ka shumë njerëz brenda në ndërtesë. /Telegrafi/

https://twitter.com/nexta_tv/status/1771229698409824606