Edhepse në Maqedoni po ulet shkalla e papunësisë, megjithatë ajo është shumë larg shkallës në Eurozonë dhe ende është problemi kyç në shoqëri. Sipas raportit të fundit të Entit Shtetëror të Statistikës, shkalla e papunësisë është 20.8 për qind, ndërsa në BE ajo është 7.9 për qind, shkruan gazeta KOHA. Megjithatë, të paktën në shikim të parë, më interesante është pyetja se si është e mundur të ulet numri i të papunëve edhe pse e ngadalësuar kur nuk kemi rritje të ekonomisë në vitet e fundit. Ekspertët ekonomik e shpjegojnë këtë me fshirjen e atyre që shpërngulen nga evidenca në Agjencinë e Punësimit.
“Punësimi është një prej mënyrave për uljen e varfërisë dhe shkalla e papunësisë po ulet si rezultat i hapjes së vendeve të reja të punës, por edhe për shkak të largimit të të rinjve jashtë vendit”, thotë kryetari i Organizatës së Punëdhënësve të Maqedonisë (OPM), Angel Dimitrov.
Nga ana tjetër, ai shton se një numër shumë i madh i vendeve të punës mbeten të paplotësuara për shkak të zbrazëtirës së ofertës dhe kërkesës. Prandaj, sipas tij, Maqedonia duhet të punojë shumë në harmonizimin e nevojave nga profesione të ndryshme dhe ofertës së fuqisë punëtore. “Personat e rrezikuar nga varfëria kanë nevojë për më shumë mjete në buxhetin familjar. Ajo mund të arrihet përmes punësimit të të papunëve në familje dhe përmes rikualifikimeve dhe trajnimeve për vende të punës që paguhen më mirë. Në treg mungojë shumë profesione dhe zeje, ndërsa personat e rrezikuar nga varfëria nuk kanë njohuri dhe kualifikime për ato profesione”, thekson Dimitrov. Profesori Abdulmenaf Bexheti para do kohe theksoi se ngadalësimi i rritjes ekonomike, edhe nga ana tjetër, ulja e papunësisë nuk janë për shkak të përmirësimit ekonomik dhe rritjes së BPV-së.
“Bëhet fjalë për operacion tekniko-statistikor, i cili me siguri nënkupton fshirje të të papunëve nga sistemi i të dhënave, si dhe shpërngulja nga vendi”, ka theksuar për mediat Bexheti. Sipas Mile Boshkov, kryetar i Konfederatës së Bizneseve në Maqedoni, punësimi dhe ulja e papunësisë duhet të përmirësojnë gjendjen socio-ekonomike të popullatës, në atë mënyrë nxitet dhe përmirësohet edhe konsumimi i shoqërisë, gjegjësisht ekonomisë.
“Kur vite me radhë shkalla e papunësisë është shumë e lartë ose, nga ana tjetër, është larg shkallës evropiane, duhet të trajtohet në drejtim të lehtësimit të shpenzimeve për bërje të biznesit, posaçërisht të mikro-ndërmarrjeve dhe ndërmarrjeve të vogla, ndërsa përmes asaj do të ulej edhe ndihma sociale, gjegjësisht shpenzimet për ndihmë sociale. Shteti duhet të decentralizohet në planin ekonomik, si për shembull – të privatizohen disa prej shërbimeve publike në nivel nacional dhe nivel lokal, të investohet në infrastrukturën lokale, të lehtësohet qasja deri te karburantet dhe logjistika. Duhet të mundësohet hapja e të gjitha resurseve energjetike, ekonomike dhe arsimore në mënyrë të barabartë për të gjithë”, tha Boshkov.
Por, siç ka shpjeguar kryetari i Odës Ekonomike të Maqedonisë, Branko Azeski, i tërë procesi i uljes së papunësisë duhet të fillojë shumë më herët, me avancimin e sistemit të arsimit në pajtim me nevojat e biznesit, përmes vendosjes së parimeve dualiste në arsimin e mesëm profesional.
“Rezultati nga kjo është që të prodhojmë kuadro të profilizuara që njohuritë e arritura teorike në shkollë do t’i avancojnë, kontrollojnë dhe realizojnë edhe në mënyrë praktike, përmes punës së drejtpërdrejtë praktike në kompani, që pastaj duke mbajtur llogari për nevojat e fuqisë punëtore në treg. E gjithë kjo do të thotë edhe kontributi ynë konkret në harmonizimin e programeve arsimore me nevojat e biznesit, që do të ketë implikime të drejtpërdrejta edhe ndaj uljes së shkallës së papunësisë. Kryesisht, është fakt që në vendet ku funksionon sistemi i arsimit dualist, shkalla e papunësisë është më e ulët prej 10 për qind”, thekson Azeski./koha.mk/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Kontrolli i përbashkët kufitar Maqedoni e Veriut – Kosovë, inspektohen punimet për “One Stop Shop” në Bllacë

ESHS: Paga mesatare neto në dhjetor ishte 43.587 denarë

Pamje nga aksioni i policisë në veri – mbyllen katër qendra ilegale nën dyshimin se përmes tyre qytetarët u kushtëzuan të votonin një parti politike

Vjen reagimi i parë nga LVV, Sallahu: Limaj dhe Nisma kanë të drejtë kushtetuese që të bëjnë koalicion paszgjedhor

Edhe Bekë Berisha përfshihet në debatin për koalicione: Nënshtrimin për interesa të ngushta, mos na e shitni si vlerë kombëtare

Ibishi nuk e përjashton një koalicion të LDK-së me LVV-në

Komentoi koalicionet e mundshme të Nismës, Sallahu: Statusi im paraprak ka kuptim veç juridik e kurrsesi politik

Reagon Haradinaj: E keqja ka emër - Albin Kurti

Aksion i policisë në veri - mbyllen dy qendra ilegale, dyshohet se përmes tyre qytetarët u kushtëzuan të votonin një parti politike

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Tre kandidatë për deputetë morën vetëm nga dy vota në zgjedhje

Detaje të reja nga KQZ: Vetëm në tri komuna kanë mbetur votat pa u numëruar

Kandidatja për deputete nga Lista për Familje: E votova veten por nuk më figuron, ka manipulime

Flick emëron një klub që mund ta pengojë Barcelonën të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

“Kamera në hotele për t’i shantazhuar politikanët”, gazetari Panduri tregon detaje se çka zbuloi AKI-ja për spiunët e BIA-s serbe

Limaj, vetë i treti do t'i bashkëngjitej koalicionit qeverisës