Pas informacioneve se do të rritet çmimi i rrymës në Maqedoni Telegrafi ka kontaktuar Komisionin Rregullator për Energjetikë dhe EVN për t'u informuar rreth asaj se a do të rritet çmimi i rrymës dhe për sa?

Nga EVN na drejtuan tek Komisioni Rregullator për Energjetikë. ''EVN-ja nuk e përcakton çmimin e energjisë por Komisioni për energjetikë'' tha Vlera Gjakova zëdhënëse e EVN-së, për Telegrafi Maqedoni.


Nga KRE u përgjigjën me nervozë dhe shumë shkurt ''Këto vendime i tregon vetëm drejtori dhe nuk kemi ne të drejtë''.

Nga numri i dhënë nga KRE, provuam të flasim me drejtorin por ai ishte i pa kapshëm./Telegrafi/